Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë të dielën në mbrëmje në Orikum. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara.
Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.
Në vendngjarje po vijon puna intensive për vënien nën kontroll të situatës./euronews.al/




