Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, me ç’rast kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, ndër të tjerash edhe lidhur me dialogun me Serbinë.
Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim është diskutuar edhe për përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në rëndësinë e avancimit tutje të raporteve bilaterale.
“Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj”, bëhet e ditur në njoftim. /Teve1.info/