Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova edhe në duelin kundër Napolit, do të jetë rezervist.
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka publikuar formacionin kundër Napolit, ndeshje që nis në orën 20:45 dhe i takon xhiros së 14-të në Serie A.
Zhegrova prejse iu bashkua Juventusit nuk ka qenë startues në asnjë ndeshje, por ka gjasa që kundër Napolit do të ketë minutazhë më të madhe.
Për dallim prej Zhegrovës, te Napoli do të jetë startues kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.








