Juventusi mori një fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Pisas në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian.
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova u aktivizua në këtë ndeshje në minutën e 60-të dhe për 30 minuta lojë ai ishte mjaft aktiv.
Në fakt, Zhegrova pati ndikim te goli i parë i Juventusit në këtë përballje.
Pas ndeshjes, ai ka analizuar momentin e skuadrës, duke vënë theksin te uniteti i grupit, roli i tij personal dhe puna taktike nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.
“Spalletti? Po përpiqet të më përmirësojë edhe në fazën mbrojtëse, edhe pse kjo më është kërkuar edhe te klubet e mia të mëparshme dhe e di që në futbollin modern duhet të luash në të dyja fazat”.









