Një femër ka njoftuar policinë, se familjari i saj ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti ka ndodhur të martën në Ferizaj.
Sipas raportit të policisë, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.
“PERSON I ZHDUKUR Ferizaj 23.04.2024 – 06:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raport./teve1.info/