Një grua është raportuar e zhdukur të mërkurën në Rahovec, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, viktima nga 1 qershori është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar.
“Eshte raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti po hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.