TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zhduken 2.5 tonë uranium natyror në Libi

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Zhduken 2.5 tonë uranium natyror në Libi

Rreth 2.5 ton uranium natyror që ndodheshin në një depo në Libi janë zhdukur, tha të enjten agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore, duke ngjallur shqetësim për sigurinë dhe përhapjen e armëve.

Uraniumi natyror nuk mund të përdoret menjëherë për prodhimin e energjisë ose bombave, pasi metali duhet t’i nënshtrohet procesit të pasurimit nëpër centrifuga për të arritur nivelet e nevojshme.

Megjithatë, nga një ton uranium natyror, sipas ekspertëve, mund të përftohet deri në 5.6 kilogramë material për armë, nëse minerali bie në duart e një grupi me mjetet dhe burimet e duhura teknologjike. Kjo e bën të rëndësishme mungesën e kësaj sasie minerali.

Në një deklaratë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike me qendër në Vjenë tha se drejtori i përgjithshëm i saj, Rafael Mariano Grossi, informoi vendet anëtare të mërkurën për uraniumin e humbur.

Gjithsesi deklarata e agjencisë nuk jepte shumë detaje.

Të martën, “inspektorët e agjencisë zbuluan se 10 depozita që përmbanin afërsisht 2.5 ton uranium natyror në formën e koncentratit të mineralit të uraniumit nuk gjendeshin siç ishte deklaruar më parë në një objekt në shtetin e Libisë,” tha Agjencia e Energjisë Bërthamore. “Agjencia do të kryejë aktivitete të mëtejshme për të sqaruar rrethanat e zhvendosjes së materialit bërthamor dhe vendndodhjen e tij aktuale.”/VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri izraelit bën thirrje për luftë në Bregun Perëndimor: Të bëjmë atje atë që bëmë në Gaza

Ministri izraelit bën thirrje për luftë në Bregun Perëndimor: Të bëjmë atje atë që bëmë në Gaza

Rama për Vlora Hysenin e SHISH-it: Përgjegjësia është individuale

Rama për Vlora Hysenin e SHISH-it: Përgjegjësia është individuale

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person

Numër i madh i qytetarëve pjesëmarrës edhe në natën e 12-të protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Numër i madh i qytetarëve pjesëmarrës edhe në natën e 12-të protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kurti e Hamza nuk deklarohen pas takimit të zhvilluar

Fruthi në Kosovë- tre raste po trajtohen në Klinikën e Infektivës

Fruthi në Kosovë- tre raste po trajtohen në Klinikën e Infektivës

Arrestimet e veteranëve në Maqedoni -kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore

Arrestimet e veteranëve në Maqedoni -kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore

Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën