TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

Zgjedhjet parlamentare të Rusisë u organizuan edhe në Serbi, në shkollën që funksionon pranë Ambasadës Ruse në Beograd.

Para qendrës së votimit, Ana i tha REL-it se po shkon të votojë sepse “votimi është i rëndësishëm”.

“Është e vetmja gjë që mund të bëjmë për të treguar se kemi një qëndrim”, thotë ajo.

“Kjo është një votë proteste, sepse fatkeqësisht nuk kemi shumë mundësi zgjedhjeje. Disa kandidatë nuk janë në listë”, tha Maria.

Para qendrës së votimit, një grup rusësh, të mbledhur në organizatën joformale “Serbia Kundër Luftës”, ngritën një stendë për të tërhequr vëmendjen te fakti se partia “Jabloko” nuk ishte në fletëvotim.

Yevgenija, nga kjo organizatë, tha se sot, pranë qendrës së votimit, u organizua një piknik me mollë – si simbol i asaj partie – si dhe një aksion solidariteti.

“Ne organizuam dërgimin e letrave për të burgosurit politikë në Rusi, sepse situata është e tmerrshme. Të gjithë kundërshtarët e luftës janë në burg në Rusi”, thotë ajo.

Ajo tregon se policia e lejoi aksionin e tyre dhe siguroi mbarëvajtjen e tubimit.

Ajo thotë se votoi në zgjedhje.

“Këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme dhe nuk do të ndryshojnë asgjë. Ne nuk mund të votojmë për partinë që duam, por mund ta dëmtojmë paksa rezultatin e qeverisë”, thotë ajo.

Rusia po mban zgjedhje parlamentare nga 18 deri më 20 shtator për të gjitha 450 vendet në Dumën Shtetërore – dhomën e ulët të parlamentit – për herë të parë që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Partia në pushtet, “Rusia e Bashkuar”, e mbështetur nga presidenti Vladimir Putin, pritet të ruajë dominimin e saj në parlament.

Qytetarët zgjedhin përfaqësuesit për një mandat pesëvjeçar.

Zgjedhjet po mbahen në një kohë kur kritikët e Kremlinit paralajmërojnë për ngushtimin e hapësirës për opozitën politike. Katër partitë parlamentare që pritet të hyjnë në Dumë, përfshirë Partinë Komuniste dhe Partinë Liberal-Demokratike të Rusisë, mbështesin në masë të madhe luftën në Ukrainë dhe politikat kryesore të Kremlinit.

Përjashtimi i partisë liberale dhe kundërshtare të luftës “Yabloko” – e vetmja parti politike e regjistruar në Rusi që e kundërshton hapur luftën në Ukrainë – tërhoqi vëmendje të veçantë. Në korrik, partia mori leje nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të marrë pjesë në zgjedhje, por më pas partia nacionaliste “Rodina” kërkoi skualifikimin e saj në Gjykatën Supreme.

Gjatë seancës gjyqësore që zgjati disa orë, paditësit pretenduan se “Yabloko” kishte përdorur në mënyrë të paligjshme materiale të mbrojtura nga e drejta e autorit gjatë fushatës, përfshirë foto, simbole dhe vargje nga kënga e famshme sovjetike për fëmijë “Le të jetë gjithmonë diell”. Partia i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se fotot ishin atribuar siç duhet, se disa përmbajtje ishin në domenin publik dhe se bëhej fjalë për një përpjekje për të hequr një kundërshtar politik nga gara zgjedhore.

Më 10 gusht, Gjykata Supreme e pranoi padinë dhe anuloi regjistrimin e partisë për pjesën proporcionale të zgjedhjeve. Kështu, “Yabloko” u hoq praktikisht nga gara kryesore zgjedhore, edhe pse disa nga kandidatët e saj mund të garojnë ende në zonat zgjedhore me një mandat. Lideri i partisë, Nikolai Rybalov, e përshkroi vendimin si një përpjekje për të eliminuar zërin e fundit politik ligjor që kundërshton luftën në Ukrainë.

Kritikët e Kremlinit besojnë se arsyeja e vërtetë e përjashtimit është mesazhi politik i partisë, e cila zhvilloi fushatë me sloganin “Për paqe dhe liri”. Analistët thonë se vendimi e ngushtoi më tej hapësirën për opozitën në Rusi, ku shumë kundërshtarë të luftës në vitet e kaluara u shpallën “agjentë të huaj”, u penguan të merrnin pjesë në zgjedhje ose u larguan nga vendi.

Autoritetet ruse i hedhin poshtë këto vlerësime dhe pretendojnë se zgjedhjet po mbahen në përputhje me ligjin, duke akuzuar vendet perëndimore se po përpiqen të minojnë dhe destabilizojnë procesin zgjedhor.

Votimi po zhvillohet gjithashtu në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, si dhe në pjesë të rajoneve ukrainase të Donetskut, Luhanskut, Zaporozhjes dhe Khersonit që ndodhen nën kontrollin e forcave ruse. Autoritetet në disa zona e nisën votimin më herët, duke përmendur arsye sigurie./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Deda: Kthimi i Ligjit për Specialen shmangë konfrontimin e Kosovës me  BE-në

Deda: Kthimi i Ligjit për Specialen shmangë konfrontimin e Kosovës me BE-në

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën