TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëheri kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kjo parti duhet t’i fitojë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare që do të mbahen në vitin 2025.

Ai duke përmendur fillimin e kampionatit evropian të futbollit, ka folur më terma sportiv, duke thënë se LVV duhet ta fitojë edhe titullin e kampionit por edhe kupën.

Kurti në fjalimin e tij në takimin me strukturat e Vetëvendosjes të mbajtur në kuadër të shënimit të 19 vjetorit të kësaj lëvizje, ka thënë se opozita nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet parlamentare në pafundësi.

“Të dashur aktivistë e miq të Lëvizjes, në vitin 2025 do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveçse do ta kremtojmë 20 vjetorin e Lëvizje VETËVENDOSJE!, por patjetër do t’i kemi edhe ato parlamentare meqë opozita nuk mund t’i shtyjë ato pafundësisht. Meqë tash jemi në periudhën e emocioneve futbollistike, dhe të gjithë po shohim me shumë kënaqësi Shqipërinë tonë që i urojmë fitore në Gjermani, më lejoni ta marr një shembull nga futbolli edhe për zgjedhjet që do të jenë në vitin 2025. Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli, fjala vjen “Ballkan”-in e Suharekës. Le ta fitojë VETËVENDOSJE! në 2025, edhe kampionatin edhe kupën. Kjo kërkon të jemi të gatshëm dhe të përshtatshëm, të guximshëm dhe të disiplinuar, për lojë ekipore, por edhe për shkëlqim individual. Jam i sigurt që bashkë me ju, do t´ia dalim. Kosova ka nevojë për zhvillim e ndryshim sa më të shpejtë, për sovranitet e demokraci sa më të fortë, për identitet e bashkim sa më të madh, dhe këtë mision do ta realizojmë vetëm së bashku, me nder e punë, gjithnjë, kudo, të gjithë ne”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij.

Kurti duke përmendur aktivitetet që ka bërë kjo parti ndër vite, ka folur edhe për qeverisjen katër vjeçare nga LVV-ja.

Ai ka thënë se janë shënuar suksese në shtrirjen e sovranitetit, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, dhe afrimin drejt NATO-s e BE-së,

“Sivjet jemi në vitin e fundit të mandatit të qeverisjes sonë. Sukseset e shumta të qeverisë sonë, në shtrirjen e sovranitetit dhe në luftimin e krimit e të korrupsionit, në përmirësimin e standardeve financiare dhe ekonomike, në krijimin e hapësirave për investime e biznes, në përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës rrugore, energjetike, shëndetësore, shkollore, në rritjen e madhe të ndihmës për të gjitha kategoritë shoqërore, në avancimet diplomatike drejt NATO-s, BE-së dhe KE-së, kanë marrë vlerësimin e popullsisë mbarë, por edhe të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare”, ka thwnw Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën