TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

by Teve1
2 muaj ago
1
A A
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata federale në SHBA rrëzoi politikën e administratës së Donald Trump për pezullimin e vizave të emigracionit për shtetasit e 75 vendeve, mes tyre edhe Kosova dhe Shqipëria.

Vendimi është marrë nga gjykatësja Jeannette Vargas në Gjykatën Federale të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, e cila e konsideroi politikën në kundërshtim me ligjin dhe përtej kompetencave ligjore të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Masa e administratës amerikane kishte hyrë në fuqi më 21 janar 2026 dhe parashikonte pezullimin e lëshimit të vizave të emigracionit për shtetasit e 75 vendeve. Në listë përfshiheshin edhe Kosova dhe Shqipëria së bashku me vende të tjera të Ballkanit, Evropës Lindore, Afrikës, Azisë, Lindjes së Mesme, Karaibeve dhe Amerikës Latine.

Vendimi nuk lidhet me vizat turistike apo të tjera viza joemigruese. Pra, pezullimi kishte prekur personat që kërkonin të emigronin dhe të vendoseshin përfundimisht në Shtetet e Bashkuara, ndërsa vizat turistike nuk ishin pjesë e kësaj mase.

Administrata Trump e kishte justifikuar politikën me shqetësimin se emigrantët nga këto vende mund të bëheshin barrë për sistemin amerikan të ndihmës publike. Por gjykata arsyetoi se ligji kërkon që çdo aplikant të vlerësohet individualisht, duke marrë parasysh gjendjen financiare, moshën, shëndetin, aftësitë dhe rrethanat familjare.

Sipas gjykatës, politika i detyronte në praktikë zyrtarët konsullorë të refuzonin aplikime vetëm mbi bazën e shtetësisë, edhe kur aplikanti paraqiste prova se mund të përballonte financiarisht jetesën në SHBA.

Vendimi i gjykatës nuk do të thotë automatikisht se çdo rast i refuzuar për arsye të tjera ligjore do të miratohet. Gjykata ka rrëzuar bazën e këtij pezullimi, ndërsa çështjet e refuzuara për arsye të tjera mund të mbeten në fuqi. Administrata Trump gjithashtu mund ta apelojë vendimin.

Vendimi përbën një tjetër përplasje mes administratës Trump dhe gjykatave amerikane mbi politikat e emigracionit, ndërsa për shqiptarët e prekur nga pezullimi pritet të jetë me rëndësi mënyra se si autoritetet amerikane do të zbatojnë vendimin dhe do të trajtojnë aplikimet e prekura.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“The Times”: Vuçiq mbështetet te kontrolli i mediave dhe Putini, por studentët i rrezikojnë pushtetin

“The Times”: Vuçiq mbështetet te kontrolli i mediave dhe Putini, por studentët i rrezikojnë pushtetin

Protesta e djeshme në Shqipëri, 65 të lënduar dhe 12 të shtruar në spital

Protesta e djeshme në Shqipëri, 65 të lënduar dhe 12 të shtruar në spital

Protestat në Tiranë, Begaj mbledh krerët e komuniteteve fetare

Protestat në Tiranë, Begaj mbledh krerët e komuniteteve fetare

Përleshje dhe plaçkitje në Francë pas protestave, mbi 1.000 të arrestuar

Haziri: Serbia nuk duhet të organizojë zgjedhje në Kosovë

Haziri: Serbia nuk duhet të organizojë zgjedhje në Kosovë

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se sulmoi fizikisht babanë e tij

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se sulmoi fizikisht babanë e tij

Protesta e djeshme në Shqipëri, 65 të lënduar dhe 12 të shtruar në spital

Protesta e djeshme në Shqipëri, 65 të lënduar dhe 12 të shtruar në spital

Protestat në Tiranë, Begaj mbledh krerët e komuniteteve fetare

Protestat në Tiranë, Begaj mbledh krerët e komuniteteve fetare

Ermal Hadribeaj pëson humbjen e parë në karrierë, nokautohet në sekondën e fundit

Ermal Hadribeaj pëson humbjen e parë në karrierë, nokautohet në sekondën e fundit

Gjashtë fshatra të Prizrenit mbesin pa ujë, banorëve u dërgohet cisterna për furnizim

Gjashtë fshatra të Prizrenit mbesin pa ujë, banorëve u dërgohet cisterna për furnizim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën