TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut, monitoruesit shpalosin vërejtjet

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
​Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut, monitoruesit shpalosin vërejtjet

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese, të qeta dhe të mirëorganizuara, por të prekura negativisht nga mangësitë ligjore dhe polarizimi politik. Misioni vëzhgues i ODIHR-së ka konstatuar në raportin fillestar se boshllëqet ligjore sjellin mangësi edhe në mbikëqyrjen e financimit të fushatës, kurse janë raportuar edhe blerje votash, presione dhe frikësime. Perceptimi për nivelin e korrupsionit, mbetet i lartë.

“Ndonëse nuk shkelën ligjin, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e lartë qeveritarë përuruan, vizituan ose promovuan projekte investimesh dhe infrastrukture si para ashtu edhe gjatë periudhës zyrtare të fushatës, duke minuar mbrojtjet ligjore që parandalojnë keqpërdorimin e burimeve publike dhe janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Raportet për presion të dyshuar mbi punonjësit e sektorit publik dhe frikësimin e votuesve dhe kandidatëve të opozitës, si dhe blerjen e votave nga partitë politike, ishin gjithashtu shqetësuese. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, megjithëse u vunë re disa mangësi në procedura, të tilla si votimi në grup dhe ndërhyrja e panevojshme nga përfaqësuesit e kandidatëve”, tha Mateo Mekaçi, Shef i misionit vëzhgues të ODIHR-së.

ODIHR-ja, në partneritet me përfaqësues tjerë nga misionet monitoruese të huaja, Kongresin e Këshillit të Evropës dhe Parlamentin Evropian, ka konstatuar mungesë inklusiviteti në proces. Thonë se shpikja e temave kombëtare kufizoi hapësirën për problemet lokale.

“Numri i ulët i kandidateve gra për kryetare bashkie dhe mungesa e aksesit për votuesit me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit mbeten shqetësime serioze. Mungesa e mediave lokale, veçanërisht jashtë kryeqytetit, është gjithashtu një problem i madh, duke kufizuar mbulimin e çështjeve lokale… duke kontribuar në spikatje të temave kombëtare, duke polarizuar më tej mjedisin zgjedhor”, tha Gobnait Ní Mhuimneacáin, Shefe e Delegacionit nga Kongresi i Këshillit të Evropës, shkruan Alsat.mk .

“Ne u sugjerojmë autoriteteve lokale të sapozgjedhura të çojnë përpara axhendën e reformave të vendit të tyre në BE”, u shpreh Marta Temido, Shefe e Delegacionit të Parlamentit Evropian.

Monitoruesit e huaj thonë se vendi ka avancuar në raport me disa vende të BE-së në përdorimin e pajisjeve biometike për votim, por kanë vërejtur edhe pengesa në zbatimin e tyre.

Raporti final i ODIHR-së me rekomandime, do të publikohet tetë javë pas zgjedhjeve. Zgjedhjet u monitoruan nga më shumë se 600 monitoues të huaj dhe më shumë se 800 monitoues vendas.

Tags: Maqedonia e VeriutTeve1zgjedhjet loksle
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Mot me diell

Mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me diell – moti për javën e ardhshme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Real Madridi kthehet te fitorja

Real Madridi kthehet te fitorja

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën