TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nagavci kërkon unitet nga deputetët për çështjen e presidentit

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Nagavci kërkon unitet nga deputetët për çështjen e presidentit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në një moment që ajo e cilësoi si të rëndësishëm për funksionimin institucional të vendit.

Nagavci theksoi se rifillimi i punës së Kuvendit pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës kërkon qartësi, seriozitet dhe përgjegjësi nga të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur.

Ajo shtoi se në këtë fazë vendi ka nevojë për unitet dhe bashkëpunim politik, veçanërisht përballë proceseve të rëndësishme që e presin Kuvendin.

“Rifillimi i punës së Kuvendit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një moment që kërkon qartësi, seriozitet dhe përgjegjësi. Jemi rikthyer jo vetëm në formalitetin e rendit të ditës, por në thelbin e funksionit tonë si përfaqësues të qytetarëve. Kuvendi i Republikës është vendi ku merren vendimet, nuk ka asnjë adresë tjetër ku mund të zhvendoset kjo përgjegjësi. Në këtë fazë kemi nevojë për unitet dhe bashkëpunim”, tha ajo.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Nagavci theksoi se bëhet fjalë për një proces kushtetues që kërkon pjekuri politike nga të gjithë deputetët.

Ajo përfundoi duke theksuar se përgjegjësia për funksionimin e institucioneve bie mbi vetë deputetët, të cilët sipas saj duhet të dëshmojnë seriozitet dhe përkushtim në këtë periudhë.

“Para nesh kemi një proces të rëndësishëm kushtetues, zgjedhjen e presidentit të Republikës, ku nga secila e secili prej nesh kërkohet pjekuri politike. Në emrin e çdo deputeti nënshkruhet serioziteti i këtij institucioni. Presidenti si figurë e unitetit të popullit thërret për proces që duhet të udhëhiqet nga bashkëpunimi. Përgjegjësia është e jona. Qytetarët presin nga ne që të marrim vendime”, u shpreh Nagavci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Gëzuar ditëlindjen hero

Haradinaj nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Gëzuar ditëlindjen hero

Arlinda Zekaj iu lut gjykatësit për mbrojtje: Për ju është rutinë, për mua është jetë

Arlinda Zekaj iu lut gjykatësit për mbrojtje: Për ju është rutinë, për mua është jetë

Hoti kritikon VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri

Hoti: Qeveria shkeli ligjin, nuk e miratoi buxhetin për vitin 2027 brenda afatit të përcaktuar

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën