TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zgjedhjet e parakohshme, analistët thonë se nuk ka gjasa të mbahen

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kur skadon pasta e dhëmbëve? Faktet që duhet t’i dini

Thirrjet e partive opozitare për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, njohësit e çështjeve politike, po i vlerësojnë si thirrje për rritjen e elektoratit të tyre.

Sipas tyre, opozita e di mirë që nuk mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje pasi nuk kanë vota të mjaftueshme.

Ata thanë që vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse Qeveria me vetë dëshirë jep dorëheqje, po që sipas tyre, për këtë gjasat janë shumë të vogla që të ndodhin.

Analisti politik, Shemsi Jashari, tha se kërkesat e opozitës për zgjedhje janë normale, sipas tij, sa më shumë që zgjatë Qeveria e tanishme aq më lehtë do të jetë për opozitën sepse do të ketë argument më shumë për të bindur qytetarët kundër.

“Kërkesa nga opozita për të shkuar më zgjedhje  për shkarkim të qeverisë në demokraci janë minimale. Secila opozitë normalisht do të duhej të kërkonte shkarkimin e një qeverie që është në pozitë për të organizuar zgjedhje me shpresën që ata do të fitojnë dhe të vijnë në qeverisje. Sa më shumë që të zgjatë kjo qeveri aq më lehtë do të jetë për opozitën sepse do të ketë argument më shumë për të bindur qytetarin se kjo qeverisje nuk është e mirë”.

Ai tha se Qeveria mund të rrezohet vetëm nëse vetë dorëhiqet, pasi opozita nuk i ka numrat për të rrezuar këtë ekzekutivin.

“Përveç që vetë pozita, e kemi një sinjal nga Kuvendari Konjufca që tërthorazi e thotë që ndoshta është mirë që të shkohet ne zgjedhje duke ironizuar me opozitën. Në fakt nëse pozita vlerëson që në këtë ritëm në këtë rend se si është duke shkuar puna në qeverisje do të mund të humbte elektorat nëse vonohet për të shkuar në zgjedhje atëherë nuk është e habitshme nëse pranverën e viti 2024, pjesën e parë 2024 edhe të kemi zgjedhje të parakohshme në Kosovë”, tha ai për EO.

Arbnor Sadiku, analist politik, tha se duke u bazuar me numrat që ka partia në pushtet gjasat për të shkuar në zgjedhje janë shumë të vogla.

Sipas tij, thirrjet e partive opozitare për të shkuar në zgjedhje janë duke u bërë për arsye që ato në zgjedhjet e ardhshme të dalin të dytat dhe të bashkëqeverisin me VV-në.

“Bazuar ne numrin në parlament që ka LVV-ja të deputetëve gjasat për të rënë kjo qeveri shumë shpejt janë jashtëzakonisht të vogla. Natyrisht që opozita nuk ka tjetër punë përveç që ta dërgojnë vendin ne zgjedhje në çdo kohë dhe në çdo moment pasi që presin një momentum më të mirë. Ndoshta jo që praktikisht të dalin të parat por si të dyta apo të tretat parti të kenë një rezultat  më të favorshëm në zgjedhjet e ardhshme me një VV e cila mund t’i ketë nënë 40 për qind të elektoratit të Kosovës dhe nuk do të mund ta krijoj qeverinë e re pa ndonjërën parti opozitare, tha ai.

Tags: Arbnor SadikuShemsi Jasharizgjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaçka: Njohja e Kosovës nga Serbia domosdoshmëri

Xhaçka zv.presidente në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Do angazhohem për anëtarësimin e Kosovës

Kandidati për kryetar të Kllokotit: Pas Spasic dhe Dejanovic, qëndron Radoiçiq

Kandidati për kryetar të Kllokotit: Pas Spasic dhe Dejanovic, qëndron Radoiçiq

Osmani: Ne iu lutëm Zotit të na shpëtonte dhe Zoti na dërgoi Amerikën

Osmani uron Moldavinë për “zgjedhjen e qartë në rrugën evropiane”

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për tentim vrasjen në Deçan

Të paktën 50 persona të vrarë në Gaza, ndërsa OBSH evakuon 190 pacientë drejt Evropës për trajtim

Të paktën 50 persona të vrarë në Gaza, ndërsa OBSH evakuon 190 pacientë drejt Evropës për trajtim

Xhaçka: Njohja e Kosovës nga Serbia domosdoshmëri

Xhaçka zv.presidente në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Do angazhohem për anëtarësimin e Kosovës

Kandidati për kryetar të Kllokotit: Pas Spasic dhe Dejanovic, qëndron Radoiçiq

Kandidati për kryetar të Kllokotit: Pas Spasic dhe Dejanovic, qëndron Radoiçiq

Emisioni “Ditari” 29.09.2025

Emisioni “Ditari” 29.09.2025

Trupat izraelite hyjnë në Libanin Jugor, hedhin në erë një ndërtesë

Një person i vrarë nga sulmi izraelit në Liban

Trekëndëshi i Vajmarit bën thirrje për armëpushim urgjent në Gazë

Trekëndëshi i Vajmarit bën thirrje për armëpushim urgjent në Gazë

Victoria Beckham thyen heshtjen për përplasjen me djalin, Brooklyn

Victoria Beckham thyen heshtjen për përplasjen me djalin, Brooklyn

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën