TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zgjedhjet e dhjetorit në Serbi, pak shpresë për ndryshime politike

Gazetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile në Serbi po shprehen skeptik se do të ketë ndryshime në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. Ata thonë se në Serbi mungon një demokraci e mirëfilltë, ndërsa shprehen kritik për pjesëmarrjen në zgjedhje të kriminelit të luftës, Vojislav Sheshel.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Zgjedhjet e dhjetorit në Serbi, pak shpresë për ndryshime politike

Në dhjetor këtij viti serbët do t’iu drejtohen sërish kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

Në Serbi ka mbi një dekadë që me pushtetin udhëheq Partia Progresive Serbe në krye me Aleksandar Vuçiq.

Gazetari nga Beogradi, Nikola Kërstiq, nuk pret ndryshime serioze në zgjedhjet e ardhshme, për shkak se, siç thotë ai, kontrollit që e ushtron Partia Progresive Serbe.

“Të them të drejtën nuk pres ndryshime në zgjedhjet e ardhshme në Serbi. Këta të regjimit aktual janë ekspert për ta manipuluar shoqërinë dhe për të vjedhur vota, prandaj jam shumë skeptik. E shoh se ka një energji pozitive në Serbi për ndryshime, por nuk e besoj se kjo do të mjaftoj. Lëreni për një moment Vuçiqin, në zgjedhjet lokale do të marrë pjesë edhe krimineli i luftës, Vojislav Sheshel, imagjinoni? Pyetja ime është se çfarë është duke bërë Bashkimi Evropian, pse ata janë duke heshtur për këtë gjë? Pjesëmarrja e tij në këto zgjedhje është alarmuese. Ky shtet ka nuk pasur demokraci qe 30 vjet, edhe kur pat pak shpresë me Zoran Gjingjiq, sistemi e vrau atë”, tha Kërstiq.

Kurse, Sofija Todoroviq nga shoqëria civile pret disa ndryshime në Serbi në nivelin lokal por jo edhe në atë qendror.

Megjithatë edhe ajo sikurse Kërstiq e sheh si të dëmshme pjesëmarrjen e Vojislav Sheshel në zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

“Unë pres disa ndryshime në nivelin lokal në Serbi por jam më skeptike sa i përket nivelit qendror. Nuk besoj se Partia Progesive Serbe do t’i humbas zgjedhjet e ardhshme, por mendoj se fuqia e tyre sadopak do të bie. Ka disa forca pro-evropiane këtu që po bëjnë përpjekje të bëhen bashkë dhe të nxjerrin rezultate më të mira. Megjithatë, për neve si organizatë më së shumti përbën shqetësim pjesëmarrja e Vojislav Sheshelit në këto zgjedhje, i cili ka qenë i dënuar për krime lufte. Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk i bënë mirë imazhit të Serbisë dhe demokracisë. Figura si Shesheli nuk duhet të jenë shembull për gjeneratat e reja këtu e as alternativa politike sepse nuk janë heronj”, tha Todorvoviq.

Në fushatën parazgjedhore, Aleksandër Vuçiq, sërish e ka vënë në fokus Kosovën ku ka deklaruar se nuk ka kush e bind atë për ta njohur pavarësinë e saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën