Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge ka vizituar sot Malin e Zi.
Në Podgoricë ai u takua me presidentin, Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq, zëvendëskryeministrin Ervin Ibrahimoviç dhe ministrin e Mbrojtjes, Dragan Krapoviq.
Ruge u takua edhe me anëtarë të shoqërisë civile, thuhet në komunikatën për media.
Ruge përshëndeti kontributin e Malit të Zi në përpjekjet e gjata të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Këto përfshijnë rolin e tij në paketën e ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse për Bosnjë dhe Hercegovinën, misionin paqeruajtës të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë, dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Prishtinë.
Po ashtu, Ruge theksoi ndikimin e dezinformimit dhe përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për ta kundërshtuar atë.