TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Zëri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dëgjohet në Stokholm të Suedisë

nga Tëvë1
17 Maj, 2025
0
A A
​Zëri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dëgjohet në Stokholm të Suedisë

Zëri i grave dhe burrave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, së fundmi u dëgjua edhe në Stokholm të Suedisë. Rrëfimi i burrit të parë që foli publikisht për dhunën seksuale, Ramadan Nishori, jehoi edhe atje përmes një video-mesazhi. Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Ukraina kanë ndarë përvojat e trajtimit të këtij lloj krimi, ku u theksua nevoja për drejtësi dhe trajtim afatgjatë.

Kjo ngjarje u mbajt në ambientet e Komisionit Evropian dhe u organizua nga Ambasada e Kosovës në Suedi, Ambasada e Bosnjë-Hercegovinës dhe Instituti Ukrainas, në bashkëpunim me organizatën suedeze “Kvinna till Kvinna” dhe mbështetjen e përfaqësisë së Komisionit Evropian në Suedi.

Kosova u përfaqësua nga drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, e cila foli për sfidat e të mbijetuarve të dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Patëm mundësi në një periudhë kohore me shfaq edhe një video-mesazh nga mbijetuesi, tash i njohur për Kosovën, zotëri Ramadan Nishori apo ‘Dani’ siç e quajmë ne. Ky mesazh u mirëprit shumë nga audienca, për faktin se shoqëria kosovare por edhe rajoni e ka realisht të vështirë me sjellë në sipërfaqe dhimbjen e një burri si viktimë e dhunës seksuale. Dhe prezenca e tij përmes një video të shkurtër u mirëprit nga të gjithë të pranishmit dhe u aplaudua për guximin, forcën që ka pasur për të dalë dhe për të folur publikisht edhe me nda storjen e tij me gjithë shoqërinë tanimë që njihet për publikun kosovar”, tregon Rushiti për kp.

Nga ky seminar ndërkombëtar, Rushiti shton se synohet ndërgjegjësimi dhe avokimi mbi efektet e dhunës seksuale në konflikt.

“Unë kam pas nderin dhe kënaqësinë me qenë pjesë e panelit të dytë, ku flitet për qasje në drejtësi dhe llogaridhënien, për t’i ndarë përvojat e ndërtuara tanimë në Kosovë. Praktika të cilat po funksionojnë, falë këtyre praktikave kohëve të fundit kemi parë që numri i rasteve të cilat po bashkëpunojnë me institucionin e prokurorisë po rriten. Veçse janë dymbëdhjetë aktakuza të konfirmuara, një rast është prapa grilave. Kështu që përvoja e krijuar dhe e ndërtuar në Kosovë, natyrisht ishte më se e mirëpritur për t’iu shërbyer vendeve të tjera të cilat ballafaqohen edhe sot me dhunën seksuale të luftës. Një përvojë e cila ka në theks të veçantë të mbijetuarën që drejtësi nuk është të vihet një dhunues prapa grilave por është proces shërimi, është proces i njohjes dhe proces i validimit të përvojës traumatike dhe mbi të gjitha është proces fuqizues jo vetëm për të mbijetuarit por edhe për familjen dhe komunitetin në tërësi”, deklaron Rushiti.

Në diskutimin edhe me vende tjera si Bosnjë-Hercegovina e Ukraina, Rushiti thotë se ka ngritur zërin për sfidat me të cilat vazhdojnë të ballafaqohen të mbijetuarit e dhunës seksuale nga Kosova.

“Kam arritur ta elaboroj sfidat me të cilat ballafaqohen të mbijetuarit gjatë procesit të kërkimit të drejtësisë. Njëkohësisht praktikat e ndërtuara, bashkëpunimi i mirë me Prokurorinë Speciale për krime lufte dhe policinë për investigimin e krimeve të luftës por edhe me gjyqësorin, e së fundmi edhe krijimi i një dhome të sigurt ku të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë procesit të dëshmisë në gjykatë mund ta kenë mundësinë në gjykatë për të dhënë dëshminë edhe në formë elektronike pa u ballafaquar dhe ritraumatizuar në proces. Pra, jam munduar të ndaj përvojat, mënyrën qysh kemi arritur të transformojmë sistemin e drejtësisë në atë mënyrë që të bëjmë më të lehtë për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës që t’i qasen institucioneve”, thekson Rushiti.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti thekson se nevojitet trajtim afatgjatë dhe drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Bashkarisht edhe Kosova edhe Bosnja e ndajmë të njëjtin mendim që trauma e dhunës seksuale është një traumë që nuk ka kufi, që don tretman afatgjatë dhe që don tretman multidisiplinar. Pra, nuk mjafton ajo të trajtohet vetëm për një periudhë kohore pasi po e shohim tash që si proces i rezultateve të dhunës, po e vërejmë traumën edhe te brezat që po vijnë pas. Ideja ka qenë që bashkërisht të kërkojmë që të ketë më shumë vëmendje në trajtim afatgjatë për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës, të ketë procese të drejtësisë të atilla që ia mundësojnë të mbijetuarës së dhunës seksuale për të dëshmuar suksesshëm edhe me arrit drejtësi. Por mbi të gjitha edhe me ngrit zërin për parandalim, sepse fatkeqësisht edhe kur po japim këtë intervistë në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Ukrainën që e kishim prezent aty, dhuna seksuale si arsenal i luftës po vazhdon të jetë si pjesë e integruar, për çka po shkatërron me mijëra jetë të individëve”, përfundon Rushiti.

Pjesëmarrësve u janë dhuruar punime nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, simbole të cilat përmes artit përfaqësojnë historinë dhe rikthimin e fuqisë së tyre.

Pjesëmarrëse në këtë seminar ka qenë përfaqësuesja e parë speciale në OKB për dhunë seksuale në konflikte, Margot Wallstrom, nobelistja e Paqes, Christina Doctare dhe shumë personalitete të tjera të shquara.

Kujtojmë se, në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, Ramadan Nishori rrëfeu publikisht ngjarjen që ia ndryshoi përgjithmonë jetën para shoqërisë kosovare. Ky është burri i parë në Kosovë që flet publikisht për dhunimin seksual nga forcat serbe.

Numri i personave të përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth njëzet mijë. Historitë e tyre nuk dihen sepse të mbijetuarit ende i druhen stigmës e paragjykimit, dhe heshtin.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli nga Prokuroria Speciale, jep detaje avokati i saj

Rizvanolli: Furnizimi me ujë të pijshëm në komunat veriore, pa problem

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

KHF Samadrexha paralajmëron Federatën e Hendbollit: Nuk dalim në fushë nëse nuk ndërrohen gjyqtarët

KHF Samadrexha paralajmëron Federatën e Hendbollit: Nuk dalim në fushë nëse nuk ndërrohen gjyqtarët

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Ancelotti: Barcelona e meritoi titullin e La Ligës

Ancelotti: Barcelona e meritoi titullin e La Ligës

Salah e fton De Bruynen t’i bashkohet Liverpoolit

Salah e fton De Bruynen t’i bashkohet Liverpoolit

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Fanatik: Galatasaray ofron 6 milionë euro për Xhakën

Fanatik: Galatasaray ofron 6 milionë euro për Xhakën

Ç’thotë ngjyra e flokëve për ju?

Ç’thotë ngjyra e flokëve për ju?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X