TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja refuzon katër ankesa të paraqitura kundër vendimeve të PZAP-së

by TËVË 1
6 muaj ago
1
A A
Supremja refuzon katër ankesa të paraqitura kundër vendimeve të PZAP-së

Kolegjet e Gjykatës Supreme kanë refuzuar katër ankesa të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Në rastin e parë, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Prishtinës, nga subjekti politik “Lidhja për Prishtinën”, Kreshnik Sopi, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të datës 05.11.2025.

Sipas njoftimit, ankuesi kishte kontestuar mënyrën e aplikimit të kuotës gjinore, e cila, sipas tij, “në vend që të garantojë përfshirje minimale të gjinisë së kundërt, është zbatuar në mënyrë mekanike duke tejkaluar kufirin e arsyeshëm dhe duke çuar në përjashtimin e një kandidati që ka fituar më shumë vota nga qytetarët”.

“Gjykata Supreme, konstatoi se mënyra e përllogaritjes së mandateve, siç është aplikuar nga KQZ dhe është konfirmuar nga PZAP, nuk cenon përcaktimin e vullnetit të votuesit, e as nuk bie në kundërshtim me praktikat e zgjedhjeve e as me praktikën e GJEDNJ-së, sikurse pretendon pala ankuese. ‘Gjykata Supreme vlerëson se përfaqësimi gjinor nuk është vetëm një kërkesë formale në përbërjen e listës, por një detyrim që zbatohet edhe gjatë shpërndarjes së mandateve, në mënyrë që të sigurohet përfaqësim efektiv i të dy gjinive në institucionet e zgjedhura’”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Podujevës, nga radhët e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isuf Osmani, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, të datës 05.11.2025.

Sipas Supremes, edhe në këtë rast, ankuesi kishte kontestuar aplikimin e kuotës gjinore. Kolegji i Gjykatës Supreme, theksoi se, “pretendimet e kandidatit në ankesë se ulësja në Kuvendin Komunal i takon atij nuk qëndrojnë ligjërisht, pasi një veprim i tillë do të shkelte dispozitat mbi kuotën gjinore dhe do të cenonte përfaqësimin minimal prej 30% të gjinisë më pak të përfaqësuar në Kuvend Komunal”.

Në rastin e tretë, është refuzuar si e pathemeltë ankesa e paraqitur nga ankuesit: Tush Berisha, kryetar i subjektit politik: Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), dhe Anduena Culaj, kandidate dhe bartëse e listës, nga radhët e këtij subjekti politik, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të datës 05.11.2025.

Ankuesit kontestojnë vendimin e PZAP-së duke propozuar që të bëhet rishpërndarja e mandateve për Asamblenë Komunale në Komunën e Klinës.

“Gjykata Supreme e Kosovës, vlerëson se Ligji për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, nuk garanton ndarje të mandateve në mënyrë identike me komunat e tjera, të cilat janë marrë si shembuj në ankesë. ‘Për më tepër, në asnjë dispozitë ligjore të këtij ligji nuk përcaktohet kuotë për kuvendin komunal si tërësi, por për listat e subjekteve, andaj edhe ndarja e ulëseve varet ekskluzivisht nga rezultati i votave brenda asaj komune dhe renditja e kandidatëve në listën e subjektit politik, duke respektuar kuotën minimale gjinore prej 30 për qind’”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, në rastin e katërt, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidat për asamblist të Kuvendit Komunal në Komunën e Mitrovicës së Veriut, nga Subjekti Politik Iniciativa për Mitrovicën e Veriut, Nedzad Uglanin, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të datës 5.11.2025.

Sipas njoftimit, Uglanin në ankesën e tij, propozon që Gjykata Supreme të kthejë çështjen për rishqyrtim dhe ta urdhërojë PZAP-në që të rivlerësojë vendimin duke përcaktuar numrin e banorëve rezident në bazë të burimeve statistikore.

“Gjykata Supreme e Kosovës, pas shqyrtimit të çështjes, e ka pranuar si të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, duke konsideruar se në rastin konkret juridik, është marrë vendim i drejtë, me të cilin nuk është bërë diskriminim dhe nuk është cenuar e drejta zgjedhore apo ndonjë e drejtë themelore e paraparë me Ligj dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës; nuk janë cenuar parimet themelore të procesit zgjedhor të parapara shprehimisht me nenin 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe me dispozitat përkatëse të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut”, thuhet në njoftim.

Tags: Gjykata SupremePZAPTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ-ja miraton mbi 10.8 milionë euro buxhet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

KQZ-ja miraton mbi 10.8 milionë euro buxhet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

KQZ përcakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e parakohshme – fillon më 28 maj

KQZ përcakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e parakohshme – fillon më 28 maj

OSBE: Rasti i spiunazhit ndaj Gjukanoviqit është çështje individuale, e respektojmë vendimin e gjykatës

OSBE: Rasti i spiunazhit ndaj Gjukanoviqit është çështje individuale, e respektojmë vendimin e gjykatës

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti: Të drejtat e punëtorëve fitohen dhe mbrohen çdo ditë

Dy klube të Serie A e duan Armando Brojën

Dy klube të Serie A e duan Armando Brojën

Trepça nis mobilizimin, zyrtarizon trajnerin e ri

Trepça nis mobilizimin, zyrtarizon trajnerin e ri

Ochoa do të pensionohet pas pjesëmarrjes në Botërorin e gjashtë

Ochoa do të pensionohet pas pjesëmarrjes në Botërorin e gjashtë

Sali Berisha kandidat i vetëm për kryetar të PD-së, skualifikohet të gjithë rivalët

Sali Berisha kandidat i vetëm për kryetar të PD-së, skualifikohet të gjithë rivalët

KQZ-ja miraton mbi 10.8 milionë euro buxhet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

KQZ-ja miraton mbi 10.8 milionë euro buxhet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

Drilon Hajrizi i përgjigjet Pejës: “Ma ktheni borxhin

Drilon Hajrizi i përgjigjet Pejës: “Ma ktheni borxhin

KQZ përcakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e parakohshme – fillon më 28 maj

KQZ përcakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e parakohshme – fillon më 28 maj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën