“Populli ynë demonstron, për drejtësi, gjuhë, flamur e liri” është njëri nga titujt e Zërit të Kosovës.
Shkrimi u publikua në vitin fund gushtin e vitit 1998.
E si këta tituj të viteve të 80-ta u panë shumë të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës”.
Këtu u vendos ekspozita “Rezistenca në Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”.
Gjatë këtyre viteve, pjesë e Zërit të Kosovës ishin asokohe dy gazetarët, Ibish Neziri dhe Emrush Xhemajli.
Ekspozita i ngjalli emocione Nezirit.
Përkundër vështirësive të atyre viteve, puna ai tregon se i jepte kënaqësi.
“Sigurimi i materialeve nuk ka qenë edhe aq i vështirë sepse rrjeti i shokëve dhe i organizatës ka qenë i shtrirë në të gjithë Kosovën dhe ne i përcjellnim informatat njëri tjetrit, zakonisht unë kam marrë informata shumë sepse unë e kam mbulu “Zërin e Kosovës” prej këtu, ishte vështirë më shumë dërgimi i materialeve mirëpo me qenë se punoja edhe për agjenci të tjera të jashtme në atë kohë atëherë duke i shfrytëzuar mjetet që ata mi kishin vënë në dispozicion i përcjellja materialet edhe në redaksinë e zërit të Kosovës”, ka thënë Neziri.
Si shkak i temave të ndjeshme, Neziri, tash 68 vjeçar, tregon se përdorte një
68 vjecari tregon se si i siguronte materialet në atë kohë.
Ibishi tregon se përdorte edhe pseudonime kur shkruante tema te ndjeshme.
“Pseudonimi im ishte Bardh Nika, është emri i vjetër i fshatit ku unë jam lind, por nuk kam shkruar vetëm unë, ka shkruar edhe Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Afrim Xhitia, Fadil Vata kanë qenë pena që në gjenden në faqet e gazetës”, ks thënë tutje Neziri.
Në kujtesë e ka punën ende edhe Emrush Xhemajli.
“Po ka qenë ndryshe informimi nuk ka pasë atëherë, koha digjitale ka ardhë më vonë, atëherë ka qenë një procedurë e vështirë, ka qenë fillimisht me makina të thjeshta të shtypit, ka kalu pastaj në teknikën tjetër e ma vonë tek është bë puna e botimit të rregullt. Se psh, gazeta “Zëri i Kosovës” ka fillu në vitin 1973 dhe është bë e përditshme në vitin 1999, ka qenë e përmuajshme, e përjavshme, e çdo dy jave e në fund e përditshme”, ka thënë Xhemajli.
Ai tregon se korrespodentë kishte nga të gjitha vendet.
“Korrespodentët e “Zëri të Kosovës” ka pasë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe jashtë vendit, u shpërnda me forma më të ndryshme, prej se është bartur ilegalisht edhe është futur brenda, tani besa edhe përmes postës i është dërguar njerëzve, ka qenë një sistem i shpërndarjes që për atë kohë ka qenë i mirë, kush ka desht me i informu është informu, e ka gjetë e ka lexu”, u shpreh tutje Xhemajli.
Punën dhe veprimtarinë në këto kushte e vlerësuan edhe organizatorët e kësaj ekspozite.
“Në kohën kur liria e fjalës ishte e ndaluar, shtypi i fshehtë u bë një mjet i fuqishëm i organizimit, informimit dhe ndërgjegjësimit kombëtar. Ai ishte jo vetëm burim informacioni, por edhe një simbol i qëndresës dhe i aspiratës për liri, barazi dhe pavarësi. Botuesit, shpërndarësit dhe autorët e këtyre materialeve vepronin në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme, duke rrezikuar lirinë dhe jetën e tyre”, theksoj Shala Peli.
“Materialet e paraqitura në këtë ekspozitë dëshmojnë, përveç aftësive intelektuale, edhe guximin, përkushtimin dhe sakrificën e shumë veprimtarëve, të cilët, duke rrezikuar lirinë dhe jetët e tyre, kontribuuan në përhapjen e së vërtetës dhe të fjalës së lirë të një populli që nuk u dorëzua kurrë për aspiratat e tij për liri. Kemi të bëjmë me një pjesë mjaft të çmuar të kujtesës sonë historike dhe një dëshmi të qëndresës së popullit shqiptar (popullit të Kosovës) gjatë viteve të errëta 1980–1999”, ka thënë Daiu.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.






