TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zeqiri: Takimet politike po bëhen për të dështuar, VV-ja po synon zgjedhjet – Faton Bislimi s’kalon si emër konsensual për president

by Tëvë1
43 minuta ago
2
A A
Zeqiri: Takimet politike po bëhen për të dështuar, VV-ja po synon zgjedhjet – Faton Bislimi s’kalon si emër konsensual për president

Analisti politik, Sadik Zeqiri ka deklaruar se takimet mes partive politike për gjetjen e një emri konsensual për institucionet e vendit është dashur të zhvilloheshin menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Sipas tij, takimet aktuale nuk po zhvillohen me synimin për të arritur marrëveshje, por për të çuar vendin sa më shpejt në zgjedhje të reja.

Ai ka pretenduar se Vetëvendosje po llogarit se në zgjedhjet e ardhshme mund të sigurojë rreth 80 deputetë, së bashku me komunitetet jo-serbe.

“Nuk është dashur fare të shkohet në takime, sepse këto takime është dashur të kryhen menjëherë pas certifikimit të rezultateve, është dashur të xhindet një emër konsensual, këto takime janë duke u bërë për mos me u pajtua dhe me shkua vendi sa më parë në zgjedhje sepse disponimi i VV-së është që vendi të shkojë në zgjedhje, sepse mendon që mund t’i siguroj 80 deputetë bashkë me minoritetet jo serbe dhe është duke llogaritur që mund t’i siguroj 80 deputetë përndryshe është duke e llogaritur pas datës 16 shtator sepse Kurti edhe LDK-në edhe PDK-në edhe Aleancën është duke i mundur me tri palë zgjedhje, ai dëshiron ta ballafaqojë vetën në zgjedhje edhe me ardhjen e Hashim Thaçit në Kosovë dhe atëherë të i hyn edhe njëherë garës, kjo është një prej arsyes që nuk dëshiron të krijojë institucione”, ka deklaruar Zeqiri në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Zeqiri ka thënë gjithashtu se në rast se nuk arrihet një marrëveshje politike, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje pas datës 16 shtator.

Sipas tij, legjislatura e ardhshme mund të arrijë të formojë Kuvendin dhe Qeverinë, por jo edhe të zgjedhë presidentin për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike mes partive.

“Legjislatura e 11-të nuk do të prodhojë institucionet  e Kosovës stabile, mund të ketë Kuvend dhe Qeveri po s’do të ketë president, me që nuk ka marrëveshje politike për me qeverisë bashkë dhe për me zgjedh një president të shkohet vendi edhe njëherë në zgjedhje të provohen forcat politike”, tha ai.

Ai ka komentuar edhe emrin e Faton Bislimit, duke thënë se nuk beson se ai do të mund të marrë mbështetjen e nevojshme politike.

“Faton Bislimi nuk e ka respektin në partinë e vet. Ai ka qenë sfidues i Abdixhikut dhe i tjerëve çdo herë. Ai nuk kalon në tavolinë, nuk e ka mbështetjen as të VV-së, sepse ai ka qenë i ekspozuar politikisht”, ka thënë Zeqiri./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it: Përgjegjësia e misionit në Mitrovicë mbetet e njëjtë

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it: Përgjegjësia e misionit në Mitrovicë mbetet e njëjtë

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

KRU “Prishtina” shkyç nga sistemi konsumatorët me borxhe

KRU “Prishtina” shkyç nga sistemi konsumatorët me borxhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën