TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zeqiri: Manipulimi i votave është bërë me vetëdije, Prizreni vendndodhje e krimit

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Zeqiri: Manipulimi i votave është bërë me vetëdije, Prizreni vendndodhje e krimit

Analisti politik Aridian Zeqiri, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka folur për procesin e rinumërimit të votave, duke theksuar se në këtë rast ka pasur manipulime të qëllimshme dhe jo gabime teknike.

Sipas Zeqirit, mënyra se si janë fryrë votat tregon qartë se bëhet fjalë për veprime të organizuara, ku janë të përfshira palë të ndryshme.

“Këtu shihet se çdo gjë është bërë me fryrje. Nuk mund të themi se është bërë nga ndonjë gabim. Shihet qartë se ka pasur një marrëveshje mes komisionerëve dhe partive politike”, ka deklaruar Zeqiri.

Ai ka shtuar se edhe pse ka pasur akuza për manipulim të votave edhe më herët, këtë herë ato janë marrë seriozisht dhe kanë rezultuar të bazuara.

“Ka pasur akuza se mund të ketë manipulim të votave, por kësaj radhe është fat që këto akuza janë marrë për bazë dhe është dëshmuar se ka pasur manipulim”, është shprehur ai.

Zeqiri ka veçuar Prizrenin si një nga zonat ku dyshohet se ka pasur manipulime më të theksuara, duke mos përjashtuar mundësinë që raste të ngjashme të ketë edhe në komuna të tjera.

“Duket se Prizreni ka qenë vendi kryesor i krimit me vota, por duhet të shohim nëse ka edhe në komuna të tjera. Nuk besoj se këtë e kanë bërë komisionerët në krye të vet; ka pasur marrëveshje me kandidatë të caktuar”, ka theksuar Zeqiri.

Në fund, ai ka theksuar se mbetet të shihet se si do të veprojë Prokuroria në këtë rast, duke shtuar se identifikimi i komisionerëve nuk është i vështirë.

“Është shumë lehtë të dihet se kush kanë qenë komisionerët, sepse kjo shihet edhe nga nënshkrimet. Ajo që është më e vështirë të zbulohet është marrëveshja me kandidatët”, ka përfunduar Zeqiri.

Tags: aedian zeqiriTeve1zgjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

IHMK paralajmëron rritje graduale të temperaturave, thirrje për mos ekspozim në diell

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

Gjermania dhe Bregu i Fildishtë sigurojnë dy pozitat e para në grupin E

Pjesa e parë – Gjermania barazim me Ekuadorin, Bregu i Fildishtë në epërsi ndaj Kuraçaos

Pjesa e parë – Gjermania barazim me Ekuadorin, Bregu i Fildishtë në epërsi ndaj Kuraçaos

Formacionet zyrtare Gjermani – Ekuador

Formacionet zyrtare Gjermani – Ekuador

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën