TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zelensky viziton vijat e frontit në Harkiv

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Zelensky viziton vijat e frontit në Harkiv

Volodymyr Zelensky

Kjo është vizita e parë jashtë kryeqytetit ukrainas, Keiv, që Zelensky ka realizuar qëkur forcat ruse nisën pushtimin e shtetit të tij më 24 shkurt.

Zyra e presidentit ukrainas raportoi më 29 maj se Zelensky u takua me ushtarët në pozicionet në vijat e frontit dhe po ashtu zhvilloi një takim me zyrtarët lokalë, përfshirë kryetarin e Harkivit, Ihor Terekhov, administratorin rajonal, Oleh Synegubov dhe anëtarë dhe komandantë ushtarakë.

“Ju po rrezikoni jetën e juaj për të gjithë ne dhe për shtetin tonë”, citohet t’u ketë thënë Zelensky ushtarëve.

Vizita e Zelenskyt në Harkiv vjen teksa Shërbimi shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se granatimet ruse kanë shkaktuar zjarre përreth Harkivit, qytetit të dytë më të madh ukrainas. Rusia ka vazhduar që ta bombardojë Harkivin pasi trupat ukrainase zmbrapsën ato ruse nga pozicionet pranë qytetit disa javë pas nisjes së pushtimit.

Presidenca ukrainase tha se Synegubov i tha Zelenskyt se forcat ukrainase kanë bërë përparim në kundërsulmet e tyre ndaj ofensivës së fundit ruse.

“Por, ne nuk jemi në gjendje që të inspektojmë plotësisht disa prej vendbanimeve të çliruara pasi granatimet po vazhdojnë. Po ashtu nuk jemi në gjendje që të kryejmë inspektime të detajuara dhe të nisim riparimin e infrastrukturës kritike”, citohet të ketë thënë administratori rajonal, Synegubov.

Ai shtoi se forcat ruse kanë dëmtuar 2,229 ndërtesa të larta në këtë rajon, 225 prej të cilave janë të shkatërruara plotësisht. Ai po ashtu tha se qarqet veriore dhe lindore të Harkivit kanë pësuar më së shumti dëme, me mbi 30 për qind të ndërtesave të shkatërruara.

Këto shifra nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmi amerikano-izraelit godet rezervuarët e gazit në Iranin jugor

Sulmi amerikano-izraelit godet rezervuarët e gazit në Iranin jugor

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Irani ekzekuton një person me akuzën e spiunazhit për Izraelin

Irani ekzekuton një person me akuzën e spiunazhit për Izraelin

Ditari: 18.03.2026

Ditari: 18.03.2026

Policia në ARBK, ende nuk dihet arsyeja

Prokuroria: Zyrtaret e ARBK-së kanë bërë ndryshimin e pronësisë në vlerë mbi 50 mijë euro

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është e pakalueshme

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit zhvillon operacion në kufi me Malin e Zi

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit zhvillon operacion në kufi me Malin e Zi

Haxhiu takon ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane

Haxhiu takon ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj: Kurti nuk është më premtim, por bilanc i dështimeve

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

LVV propozoi tre emra për KQZ-në, Cakolli: Kjo krijon paqartësi dhe rrezikon funksionalizimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën