TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zelensky thotë se Ukrainës i duhen më shumë avionë F-16

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Zelensky thotë se Ukrainës i duhen më shumë avionë F-16

Ukraina ka nevojë për më shumë se 120 avionë luftarakë F-16, për të arritur barazinë me Rusinë në qiell, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Rusia përdor 300 avionë luftarakë kundër Ukrainës çdo ditë. Është vendosur që ne të marrim rreth 10 deri në 20. Edhe nëse do të ishin 50, nuk do të ishin asgjë. Për t’u mbrojtur [me efikasitet], na duhen 128 F-16″, tha Zelensky gjatë një fjalimi në Institutin Ronald Reagan në Uashington.

Vendet e NATO-s janë zotuar se do t’i sigurojnë rreth 65 avionë F-16 Ukrainës, për të luftuar kundër pushtimit rus.

Pilotët ukrainas tashmë janë duke u trajnuar për përdorimin e tyre në Shtetet e Bashkuara, Holandë dhe Rumani.

Gazeta New York Times ka raportuar më herët se Ukraina do të mund të marrë vetëm gjashtë avionë F-16 deri në korrik, ndërsa gjatës verës do të jenë gati 12 pilotë.

Autoritetet e Ukrainës kanë deklaruar vazhdimisht se avionët luftarakë perëndimorë mund ta ndryshojnë situatën në fushëbetejë, sepse Rusia ka “epërsi të plotë në qiell” në territoret e pushtuara.

Duke folur në hapje të Samitit të NATO-s, më 9 korrik, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është zotuar se do t’i sigurojë Ukrainës sisteme të reja të mbrojtjes ajrore./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Libani kërkon të përfshihet në armëpushimin rajonal

Libani kërkon të përfshihet në armëpushimin rajonal

Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Libani kërkon të përfshihet në armëpushimin rajonal

Libani kërkon të përfshihet në armëpushimin rajonal

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Neuer po kërkohet te Gjermania, pas paraqitjes spektakolare ndaj Real Madridit

Neuer po kërkohet te Gjermania, pas paraqitjes spektakolare ndaj Real Madridit

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Përvjetori i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, një hap kyç në marrëdhëniet diplomatike

​Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Lëvizje të reja në tregun e naftës, pritet ndikim edhe në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën