TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zelensky thotë se Ukraina pret “konkluzion historik” për anëtarësim në BE

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Zelensky: Ukraina është e gatshme të pranojë statusin neutral

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi është tashmë duke i planifikuar hapat që do t’i ndërmarrë pasi Komisioni Evropian (KE) ta publikojë më 8 nëntor një raport për përparimin e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

“Nesër është një ditë e rëndësishme”, tha Zelensky mbrëmjen e 7 nëntorit.

“Ne presim një konkluzion historik nga Bashkimi Evropian – një raport rreth zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian nga ana e Ukrainës”, shtoi ai.

Zelensky tha se Ukraina e ka bërë një rrugë të gjatë drejt ndërtimit të marrëdhënieve të forta me BE-në dhe se është plotësisht e vetëdijshme se vendimi për anëtarësimin e saj është politik, i cili varet edhe nga kandidati dhe puna e tij për t’u përshtatur me standardet dhe normat e BE-së.

“Ukraina do t’i bashkohet BE-së. Dhe, ne do ta arrijmë këtë falë ndryshimit të brendshëm të shtetit tonë, i cili është plotësisht në përputhje me interesat e popullit tonë”, theksoi ai.

Raporti i KE-së do të vlerësojë në hollësi se sa shumë i ka përmbushur Ukraina kriteret ekonomike, ligjore dhe të tjera, të cilat janë të nevojshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Njëzet e shtatë vendet anëtare pritet të mblidhen në një samit në dhjetor për të vendosur se a ta lejojnë apo jo Kievin t’i nisë bisedimet për anëtarësim. Vendimi duhet ta ketë mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të bllokut.

Ukraina aplikoi për t’iu bashkuar BE-së pasi Rusia e nisi pushtimin e saj të plotë në shkurt 2022. Këshilli Evropian ua dha statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë në qershor të atij viti. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria rrit pagën bazë minimale

Shqipëria rrit pagën bazë minimale

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, sot mblidhet Këshilli i Mandateve

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, sot mblidhet Këshilli i Mandateve

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Shqipëria rrit pagën bazë minimale

Shqipëria rrit pagën bazë minimale

Zhvarrosen mbetjet mortore të edhe një individi në Rahovec

Zhvarrosen mbetjet mortore të edhe një individi në Rahovec

Krasniqi: 2026-ta, vit i avancimit për Kosovën, njohjet dhe dialogu do të jenë kyçe

Krasniqi: 2026-ta, vit i avancimit për Kosovën, njohjet dhe dialogu do të jenë kyçe

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti pas njohjes nga Bahamasi: Po forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës

Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së

Abdixhiku: Fushata të fokusohet në programe, jo në ndarje

Ditari: 19.12.2025

Ditari: 19.12.2025

Si të shmangni lëndimet në sportet dimërore: 5 këshilla nga ortopedët

Si të shmangni lëndimet në sportet dimërore: 5 këshilla nga ortopedët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën