TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zelensky thotë se ka filluar kundërsulmi ukrainas

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zelensky thotë se ka filluar kundërsulmi ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën, më 10 qershor, se një kundërsulm ndaj forcave ruse është tashmë duke u zhvilluar por nuk pranoi të jepte ndonjë detaj.

“Veprimet kundërsulmuese dhe mbrojtëse po zhvillohen në Ukrainë: në të cilën fazë nuk do të flas në detaje”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Një gazetar i kërkoi Zelenskit të komentonte pasi presidenti rus, Vladimir Putin, pretendoi se kundërofensiva e shumëpritur e Kievit tashmë po dështonte.

“Është interesante se çfarë tha Putin për kundërsulmin tonë. Është e rëndësishme që Rusia ta ndiejë gjithmonë këtë: se nuk ka shumë kohë, për mendimin tim”, tha Zelensky.

Ai shtoi se ishte në kontakt të përditshëm me komandantët ushtarakë, duke përfshirë shefin e forcave të armatosura, Valery Zaluzhny, dhe “të gjithë janë pozitiv tani — thuaja këtë Putinit”, u shpreh Zelensky.

Pushtimi rus i Ukrainës filloi në shkurt të vitit 2022 kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi forcat ushtarake ruse që të niseshin drejt Ukrainës.

Që nga ajo koha Ukraina është duke u përballur me pushtimin rus dhe prej javësh është duke u folur për mundësinë e një kundërsulmi të forcave ukrainase. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Siria mohon planet për prani ushtarake turke

Siria mohon planet për prani ushtarake turke

Tentoi ta vriste bashkëshorten duke e hedhur makinën në det, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi ta vriste bashkëshorten duke e hedhur makinën në det, arrestohet shqiptari në Itali

Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, Policia nis hetimet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

55 raste të të shtënave në festa në muajt  qershor dhe korrik, 48 persona u shoqëruan nga Policia

Dy persona arrestohen në Lipjan, dyshohet se kanë gjuajtur me armë gjatë një ahengu

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Vetëdorëzohen në Polici dy të dyshuar për tentim vrasje në Mitrovicë

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Arrestohet një person, dyshohet për dhunë në familje

Dënohet me gjashtë muaj burgim i akuzuari për kanosje ndaj Kurtit

Dënohet me gjashtë muaj burgim i akuzuari për kanosje ndaj Kurtit

​Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Shtrenjtohen nafta dhe benzina, këto janë çmimet e derivateve sot

“Hapini dyert e Kuvendit”, PDK dhe Aleanca vazhdojnë protestën para Qeverisë

“Hapini dyert e Kuvendit”, PDK dhe Aleanca vazhdojnë protestën para Qeverisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën