TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata

Presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk është i interesuar që të mbajë negociata për t’i dhënë fund luftës, por dëshiron të mbajë bisedime me udhëheqësit e huaj për t’i dhënë fund izolimit të tij ndërkombëtar”. Kështu tha më 16 nëntor presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi Putin një ditë më parë zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

“Mendoj se Putini aspak nuk do paqe, por kjo nuk nënkupton se ai nuk dëshiron që të ulet me disa nga udhëheqësit [në tavolinën e negociatave]. Sepse për të, izolimi politik nënkupton shkatërrim. Është shumë fitimprurëse për të që të ulet, të bisedojë dhe të mos pajtohet”, tha Zelensky gjatë një interviste për transmetuesin ukrainas më 16 nëntor.

“Ai nuk mund të udhëtojë dhe negociatat nënkuptojnë se ai mund të shkojë diku… Kjo do të nënkuptonte fundin e izolimit për të”, tha Zelensky.

Megjithatë, Zelensky tha se Ukraina do t’i japë fund konfliktit sa më shpejt që të jetë e mundur dhe e pranoi se situata në fushëbetejën në lindje të vendit, ku Rusia po bën përparime, ishte e vështirë pasi ushtria ukrainase ka më pak ushtarë dhe më pak armë sesa ushtria ruse.

“Sa na përket neve, ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, të përfundojë përmes diplomacisë”, tha Zelensky.

Ai shtoi se dëshiron të bisedojë direkt me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe jo përmes ndërmjetësve. Por, një kontakt i tillë, sipas ligjeve amerikane, tha Zelensky, është i pamundur para se Trump të marrë detyrën.

“Si president i Ukrainës, do ta marr seriozisht vetëm bisedën me presidentin e SHBA-së, me gjithë respektin që kam për njerëzit e tjerë”, tha Zelensky.

Ai kritikoi bisedën që Scholz realizoi me Putinin më 15 nëntor, duke paralajmëruar se kjo ka hapur “Kutinë e Pandorës”, duke minuar përpjekjet për të izoluar Putinin dhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “përmes paqes së drejtë”./REL

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA-ja kryen sulm hakmarrës ndaj IS-it në Siri

SHBA-ja kryen sulm hakmarrës ndaj IS-it në Siri

Rreth 1.6 milion njerëz do të përballen ende me uri në Gaza

Rreth 1.6 milion njerëz do të përballen ende me uri në Gaza

Begaj mirënjohës ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Begaj mirënjohës ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Shqipëria rrit pagën bazë minimale

Shqipëria rrit pagën bazë minimale

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Shpërthimi i gypit lë një pjesë të Fushë-Kosovës pa ujë

Shpërthimi i gypit lë një pjesë të Fushë-Kosovës pa ujë

Anthony Joshua ia theu nofullën Paulit, në meçin e madh revial

Anthony Joshua ia theu nofullën Paulit, në meçin e madh revial

Një burrë në Prishtinë rrahet nga gruaja dhe vajza e tij

Një burrë në Prishtinë rrahet nga gruaja dhe vajza e tij

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një person në Prishtinë pasi sulmoi fizikisht babanë e tij

SHBA-ja kryen sulm hakmarrës ndaj IS-it në Siri

SHBA-ja kryen sulm hakmarrës ndaj IS-it në Siri

Ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortit, arrestohet një grua në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën