TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zelensky parashikon një “shtator të fuqishëm” për Ukrainën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zelensky: Vdekjet e civilëve dhe sulmi në Mariupol i bëjnë të pamundura bisedimet me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një shtator të fuqishëm për Ukrainën”, përfshirë edhe vendime kyçe nga aleatët perëndimorë sa i përket furnizimit të Kievit me armë dhe pajisje të rëndësishme.

Kjo deklaratë e Zelenskyt erdhi disa orë pasi në mbarë Ukrainën u lëshuan alarmet paralajmëruese për sulme ajrore ruse dhe më pas autoritetet njoftuan se kanë shkatërruar disa raketa lundruese të Moskës.

Përmes një postimi në Telegram, Zelensky tha se pret që në javët në vijim të arrijnë “paketat e reja të mbrojtjes për ushtarët ukrainas”.

“Artileri, autoblinda, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa dhe pajisje të nevojshme”, shkroi ai.

“Partnerët tanë janë informuar për nevojat tona. Ne po presim që ata të marrin vendime”, shtoi presidenti ukrainas.

Sipas Zelenskyt, një botë e bashkuar “është më e fortë se çdo agresor. Në shtator, ne do të jemi më të bashkuar”.

Ukraina thotë se ka penguar sulmet ajrore ruse

Njoftimi i Zelenskyt erdhi disa orë pasi ushtria ukrainase tha se ka shkatërruar katër raketa lundruese ruse. Autoritetet në Kiev thanë se kanë shkatërruar të gjitha raketat e nisura drejt kryeqytetit ukrainas.

Ushtria ukrainase tha po ashtu se po vazhdon kundërofensivën në Melitopol në rajonin e Zaporizhjës. Ky qytet i rëndësishëm, u mor nga Rusia pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e vitit të kaluar./Rel/

Tags: Ukrainazelensky
ShareTweet

Postime të ngjashme

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Putin nuk e fsheh mbështetjen për Vuçiqin, Rusia po përgatit  trazira në Beograd

Merz: Gjermania po përgatitet për sulme të mëdha hibride dhe është gati të përgjigjet shpejt

Merz: Gjermania po përgatitet për sulme të mëdha hibride dhe është gati të përgjigjet shpejt

Putini konfirmon se “të gjitha armët janë në dispozicion” në rast sulmi, por Rusia nuk do të sulmojë e para

Putini konfirmon se “të gjitha armët janë në dispozicion” në rast sulmi, por Rusia nuk do të sulmojë e para

Arabia Saudite miraton 59 milionë dollarë fonde buxhetore për qeverinë e Jemenit

Arabia Saudite miraton 59 milionë dollarë fonde buxhetore për qeverinë e Jemenit

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Putin nuk e fsheh mbështetjen për Vuçiqin, Rusia po përgatit  trazira në Beograd

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën