TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zelensky javën e ardhshme në Tiranë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Zelensky javën e ardhshme në Tiranë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Tiranën më 27 shkurt dhe bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama do të organizojnë samitin për Ukrainën, që mbahet një ditë më pas.

Kryeministri Edi Rama, që ishte i pranishëm në Qendrën për Hapje dhe Dialog ku u hap ekspozita me 50 fotografi e titulluar “Ukraina, një krim lufte”, foli për rëndësinë e vizitës së udhëheqësit ukrainas dhe të samitit, ku do të marrin pjesë liderë të Evropës Juglindore.

“Kjo ekspozitë vjen në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë, vizitë e cila është nga njëra anë është një vizitë bilaterale. Por, nga ana tjetër është edhe një vizitë e cila do të kulmojë me një samit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën, ku do të kemi të ftuar një numër të konsiderueshëm liderësh të kësaj zone të Evropës dhe ku presidenti Zelensky natyrisht është bashkë me ne si bashkëorganizatorë për këtë aktivitet që në kontekstin e sotëm ka, sipas meje, një rëndësi të posaçme”, tha Rama.

Rama tha se Shqipëria qëndron përkrah me Ukrainën, shtet që për pothuajse dy vjet po përballet me pushtimin e paprovokuar që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.

Rama tha se Shqipëria, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, edhe Ukraina ka të drejtën të jetojë si shtet i barabartë.

Kryeministri nuk dha datë, por Radio Evropa e Lirë mëson se presidenti i Ukrainës do të mbërrijë në Tiranë pasditen e 27 shkurtit, ndërsa samiti do të mbahet një ditë më pas më 28 shkurt. Ende nuk ka detaje se cilët liderë të Evropës Juglindore do të jenë pjesë e këtij samiti, ndërsa gjatë vizitës në Ankara të Turqisë ditë më parë, Rama tha se presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan do t’i drejtohet samitit përmes një video-mesazhi, shkruan REL.

“Në samit edhe Turqia është e ftuar dhe jam mirënjohës që presidenti ka pranuar t’i adresohet samitit përmes një lidhjeje direkte nga zyra e tij, duke qenë se e ka të pamundur të jetë fizikisht”, u shpreh Rama gjatë vizitës në Turqi.

Mbajtjen e këtij samiti, Rama e njoftoi më 22 janar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Shkup, pasi mori pjesë në një konferencë për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor me ndihmën e Bashkimit Evropian.

Ndryshe, ekspozita që u hap në ambientet e Kryeministrisë shqiptare me 50 fotografi të titulluar “Ukraina, një krim lufte”, sjell dëshmi të agresionit rus mbi popullin ukrainas. Fotografitë janë pjesë e librit me të njëjtin titull të një grupi të fotoreporterëve nga e gjithë bota.

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe përgjatë dy vjetëve luftë ka ofruar ndihmë për Kievin.

Tags: Edi Ramanjë krim lufte"Ukrainavolodymyr zelensky
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mashtronte familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, arrestohet 45-vjeçarja në Tiranë

Mashtronte familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, arrestohet 45-vjeçarja në Tiranë

Vdes Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit

Vdes Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit

Shefi i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Nuk ka prova se Irani po rindërton objektet bërthamore

Shefi i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Nuk ka prova se Irani po rindërton objektet bërthamore

Ethet e Nilit arrijnë në 50 raste në Maqedoni të Veriut

Ethet e Nilit arrijnë në 50 raste në Maqedoni të Veriut

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore, hapet rruga pwr blerjen e tyre

Rama akuzon Çekun për mos sigurimin e librave

Rama akuzon Çekun për mos sigurimin e librave

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Në Ditën e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, organizohet vizitë në varrin masiv në Kalludër

Në Ditën e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, organizohet vizitë në varrin masiv në Kalludër

Mësimi gjithëditor zgjerohet në katër shkolla tjera në Prishtinë, parafillorët me katër orë mësim

Mësimi gjithëditor zgjerohet në katër shkolla tjera në Prishtinë, parafillorët me katër orë mësim

Pas Walkerit, edhe ish-kongresmeni DioGuardi propozon Faton Bislimin për president

Pas Walkerit, edhe ish-kongresmeni DioGuardi propozon Faton Bislimin për president

Haxhiu priti në takim lamtumirës shefen në detyrë të BE-së, Eva Palatova

Haxhiu priti në takim lamtumirës shefen në detyrë të BE-së, Eva Palatova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën