TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Zeka: Reagimi institucional për ngritjen e çmimeve nuk është i duhur

Zeka ka thënë se gjithçka do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara ose jo e investimeve kapitale.

Megjithatë, ai ka shtuar se në rast se ndodh ndonjë mrekulli e hyrjes në qarkullim të qindra miliona eurove brenda këtij viti, atëherë natyrisht mund të flitet për realizimin e parashikimit të qeverisë për normën e rritjes ekonomike për këtë vit.

“Në kushtet e një inflacioni të tillë që po shënon rritje nga muaji në muaj ndoshta është ende herët që të bëjmë një parashikim përfundimtar për sa i përket normës së rritjes ekonomike për bitin 2022. Besoj që gjithçka do të varet megjithatë nga ardhja e diasporës dhe kontributi i tyre përmes dërgesave të cilat do ti bëjnë gjatë këtij viti duke e ditur që konsumi është njëri prej aspekteve më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Po ashtu do të varet edhe nga shtyrja përpara ose jo e investimeve kapitale nga ana e shtetit të cilat për momentin duket që mbesin të pezulluara ose nuk implementohen fare. Dhe kjo natyrisht që ka ndikim në rrjedhën e parasë së gatshme tek bizneset e sektorit privat dhe edhe në krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë Zeka.

Ai beson se me ardhjen e diasporës do të nxitet qarkullimi i parasë së gatshme në tregun e brendshëm.

“Në një skenar më pesimist besoj edhe nga ardhja e diasporës edhe të nxitjes së qarkullimit të parasë së gatshme në tregun e brendshëm besoj që do të realizohen parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare siç është FMN dhe Banka Botërore. Në rast se ndodh ndonjë mrekulli e futjes në qarkullim të qindra miliona eurove brenda këtij viti atëherë natyrisht mund të flasim edhe për realizimin e parashikimit të qeverisë për normën e rritjes ekonomike për këtë vit”, ka thënë Zeka.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Oferta turistike e Junikut pasurohet me “Ballkonin Panoramik”

Oferta turistike e Junikut pasurohet me “Ballkonin Panoramik”

Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

Policia zbulon vjedhjen e pyllit në Kaçanik, kapet një i dyshuar

Policia zbulon vjedhjen e pyllit në Kaçanik, kapet një i dyshuar

Franca në çerekfinale, eliminon Paraguain

Franca në çerekfinale, eliminon Paraguain

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Oferta turistike e Junikut pasurohet me “Ballkonin Panoramik”

Oferta turistike e Junikut pasurohet me “Ballkonin Panoramik”

Eksod te​ Malisheva, largohen shtatë futbollistë

Eksod te​ Malisheva, largohen shtatë futbollistë

Zyrtare: Gjilani e transferon Potokun nga Ballkani

Zyrtare: Gjilani e transferon Potokun nga Ballkani

Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

Ylber Ramadani pritet të largohet nga Italia, zbulohet destinacioni i ri

Ylber Ramadani pritet të largohet nga Italia, zbulohet destinacioni i ri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën