TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zeka: Gazi nga SHBA-ja, vendimtar për sigurinë kombëtare të Kosovës

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Zeka: Gazi nga SHBA-ja, vendimtar për sigurinë kombëtare të Kosovës

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë e tyre energjetike në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë është rikthyer debati për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror nga SHBA-ja.

Diskutimi vjen mes përpjekjeve të Uashingtonit për t’i diversifikuar burimet energjetike në rajon dhe nevojës së Kosovës për të siguruar stabilitet afatgjatë në sektorin e energjisë.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka prezantuar tashmë një dokument, i cili trajton çështjen e gazit të lëngshëm natyror nga SHBA-ja në Evropë dhe potencialin e tij për Kosovën.

Drejtori ekzekutiv i kësaj ode, Arian Zeka, vlerëson në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se gazi amerikan mund të luajë rol kyç në forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës, duke theksuar se siguria energjetike sot është e barasvlershme me sigurinë kombëtare.

Në kontekstin e zhvillimeve globale, përfshirë konfliktet, çrregullimet në zinxhirët e furnizimit dhe luhatjet e çmimeve, ai thotë se është e domosdoshme që Kosova t’i kthehet seriozisht çështjes së gazit.

Një alternativë e tillë, sipas tij, do ta ndihmonte vendin të ulë varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe të sigurojë stabilitet më të madh në çmimet e rrymës.

Por, Zeka e konsideron shqetësuese mungesën e një qëndrimi të qartë institucional për përfshirjen e Kosovës në rrjetet rajonale të gazit.

“Gjithçka varet nga vullneti politik. Ndoshta jemi pak mbrapa në aspektin e legjislacionit ose të infrastrukturës ligjore. Financimi mund të sigurohet lehtë për këtë projekt. Prandaj, mungesa e qartë e një zotimi të Qeverisë, se Kosova do të bëhet pjesë e një infrastrukture të tillë, është pak paradoksale”, thotë Zeka.

Ai thekson se nga investitorët amerikanë ka interes dhe gatishmëri konkrete për të investuar në sektorin energjetik në Kosovë.

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook më 28 maj, theksoi se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e zgjidhjeve energjetike të sigurta dhe të diversifikuara, si dhe për të tërhequr investime të ardhshme”.

Në vitin 2021, Kosova hoqi dorë nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit, i financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e SHBA-së.

Atëkohë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se “nevojiten më shumë informacione për të qenë të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik”.

Por, në Samitin Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit, të mbajtur në shkurt në Uashington, Rizvanolli, tani ministre në detyrë, shprehu gatishmërinë e Kosovës për t’u furnizuar me gaz natyror nga SHBA-ja, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si vendimtar për ndërtimin e një sektori të sigurt energjetik.

Në fillim të këtij muaji, Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë me pyetje lidhur me planet konkrete për lidhjen me rrjetin rajonal të gazit, ndërtimin e infrastrukturës përkatëse dhe bisedimet me palën amerikane, por nuk ka marrë përgjigje.

Gjatë javëve të fundit, SHBA-ja dhe kompani amerikane kanë nënshkruar marrëveshje miliardëshe me disa vende të Ballkanit Perëndimor për projekte energjetike në rajon.

Kosova, megjithatë, ka mbetur jashtë kësaj vale investimesh.

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë, Joshua Volz, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se sistemi energjetik i Kosovës ka nevojë urgjente për modernizim – çfarë krijon mundësi të mëdha për industrinë amerikane që të investojë.

Megjithatë, ai ka theksuar se projektet e mëdha do të varen nga vetë Kosova, përkatësisht përmirësimi i mjedisit biznesor dhe rregullator në vend.

Tags: gaziKosoveSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

KRU “Prishtina” apel qytetarëve: Kurseni ujin e pijshëm gjatë ditëve të verës

Aksident trafiku në Shkodër, një i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident mes tri veturave në Krushevë të Klinës, një person përfundon në spital

Humb jetën një 11-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Humb jetën një 11-vjeçar në bregdetin e Durrësit

273 të rinj ngjiten në Gjeravicë: Këtë rrugëtim ia kushtuam heronjve tanë në Hagë

Kameramani i Al Jazeera-s midis 9 të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit

Kameramani i Al Jazeera-s midis 9 të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit

Humb jetën një 11-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Humb jetën një 11-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Shumica e izraelitëve besojnë që Irani e ka fituar luftën, tregon sondazhi

Shumica e izraelitëve besojnë që Irani e ka fituar luftën, tregon sondazhi

273 të rinj ngjiten në Gjeravicë: Këtë rrugëtim ia kushtuam heronjve tanë në Hagë

273 të rinj ngjiten në Gjeravicë: Këtë rrugëtim ia kushtuam heronjve tanë në Hagë

Dy të tretat e qytetarëve të BE-së mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE, sipas një sondazhi

Dy të tretat e qytetarëve të BE-së mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE, sipas një sondazhi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën