TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zbulohet shtatorja e ish-kryeministrit Blair në Ferizaj

Në qytetin e Ferizajt është zbuluar shtatorja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. Të pranishëm ishin shumë qytetarë dhe përfaqësues institucionesh por edhe nga UÇK, të cilët lartësuan veprën e Blairit për çlirimin e vendit në atë kohë

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Zbulohet shtatorja e ish-kryeministrit Blair në Ferizaj

Temperaturat e larta e nxehti i madh, nuk i ndali të mblidhen në sheshin e qytetit.

Qytetarët e Ferizajt bashkë me përfaqësues institucionesh u mblodhën në 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Me intonimin e himnit kombëtar, filloi edhe ceremonia e zbulimit të shtatores së ish-kryeministrit britanik, Tony Blair në kohën kur u çlirua vendi.

“Do të doja t’i kërkoja falje ish-kryeministrit Tony Blair për vonesën në ngritjen e shtatores së tij të merituar tek 25 vite pas laftus apo 15 vite pas shtatores së presidentit Bill Clinton e cila do duhej të ishte të paktën në vitin 2000” , tha Bashkim Fazliu nga fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blairin”.

Ani pse nuk ishte prezent, Blair u dërgoi një mesazh të pranishmëve.

“Njëkohësisht edhe shumë i pikëlluar që nuk është sot këtu por se është i vendosur të ju vizitojë përsëri në të ardhmen”, tha ambasadori britanik në Kosovë.

E i pari i Komunës, Agim Aliu tha se qytetarët ferizajas dhe i gjithë populli do të jenë falënderues ndaj tij.

“Dy burrështetas krerë të fuqive botërore kishte aleatë Kosova e gadishullit ilirik, Bill Clinton e Tony Blair, të paharrueshmit e meritplotët e lirisë së Kosovës”, tha Aliu.

Në emër të UÇK-së, ish-gjenerali Agim Çeku tha se Ferizajt po i shtohet shtatorja e një miku të madh të vendit.

“Kjo shtatore bart në vete reflekton vetëm një mesazh dhe ai është faleminderit Tony Blari falemidnerit për çdo gjë që ë bëre për ne dhe pavarësinë e Kosovës, kontributi juaj vendosmëria juaj ishin vendimtare jo vetëm për fillimin e sulmit mbi caqet serbe por edhe për sigurinë e lirisë së paqes sonë”, tha Çeku.

Kurse, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se me këtë, qytetarët po e nderojnë një hero të tyre.

“Vërtetë edhe në rrëfimet e tij personale tregon se ka qenë i mishëruar me vuajtjet tona si popull ndjenjën tonë dhe ka qenë mbështetës i sinqertë për kauzën për lirinë e popullit tonë”, u shpreh Krasniqi.

Pas fjalimeve, u bë edhe zbulimi i shtatores.

Ky manifestim u shoqërua edhe me një program kulturo-artistik dhe këngë kushtuar UÇK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime

Sot nis afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

E mërkura me reshje shiu e vranësira

Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here me reshje shiu

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën