TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zbulohen emrat e gjyqtarëve për sfidat e vikendit, mungon arbitri i ndeshjes kontraverse Llapi – Malisheva

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Zbulohen emrat e gjyqtarëve për sfidat e vikendit, mungon arbitri i ndeshjes kontraverse Llapi – Malisheva

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar gjatë ditës së sotme orarin dhe gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ajo çfarë bie në sy është mungesa e gjyqtarit kryesor nga ndeshja Llapi – Malisheva, Lirim Jashari, i cili kishte lejuar lojë të rrezikshme dhe megjithëse u ftua nga VAR-i ta ndryshojë vendimin nga kartoni i verdhë në të kuq, një gjë të tillë nuk e bëri.

Superliga e Kosovës do të luajë gjatë kësaj fundjave xhiron e fundit të edicionit vjeshtor, ku dy ndeshje janë programuar për të shtunën dhe tri për të dielën, ku të gjitha do të fillojnë nga ora 13:00.

Ndeshja e parë është ajo në mes të Prishtinës dhe Drenicës, e planifikuar të luhet në stadiumin Fadil Vokrri.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është Alban Shala, i cili do të jetë i asistuar nga Drilon Rexhepi dhe Zgjim Rrahimi, teksa Rrezart Hasani si gjyqtar i katërt.

Në ndeshjen e dytë të së shtunës, Ferizaj e pret Llapin në “Stadiumin e Qytetit”.

Vigan Kastrati është gjyqtar kryesor, i ndihmuar nga Arbnor Bullatovci dhe Altin Zhegrova si anësor dhe Erdall Zasella si gjyqtar i katërt.

Të dielën, ndeshja kryesore është ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit, e paraparë të luhet në stadiumin “18 qershori”.

Burim Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i asistuar nga Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha, teksa i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Ndeshje interesante e kësaj dite është ajo në mes të Malishevës dhe Dritën, e cila do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Genc Nuza, i asistuar nga Besnik Morina dhe Gzim Mehmeti, teksa Egzon Daka do të jetë gjyqtar i katërt.

Përballja e fundit e kësaj xhiros është planifikuar të luhet në stadiumin me bari artificial, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës së Re.

Vigan Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i ndihmuar nga Edmond Zeqiri dhe Bekim Rama si anësor dhe i katërti Gramos Shala.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

Sahiti largohet nga Izraeli, po qëndron në Split

Sahiti largohet nga Izraeli, po qëndron në Split

Fenerbahçe insiston për Asllanin, kërkon ndihmë nga Muriqi

Fenerbahçe insiston për Asllanin, kërkon ndihmë nga Muriqi

Armando Broja mund t’i thotë “mirupafshim” Kombëtares shqiptare

Broja kthehet ndaj Fulhamit, gati për Poloninë

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pajetë në një zonë malore, dyshohet se është personi i zhdukur në Rahovec

Rezolutë e ashpër e Parlamentit Evropian ndaj Serbisë: Kërkohen hetime për dhunën dhe korrupsionin

Draft-raporti i PE-së: Keqardhje për mos zgjedhjen e presidentit të ri

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Kurti dhe Ulutash flasin për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në botë

Kurti dhe Ulutash flasin për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në botë

Çmimet e naftës në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2021

Vendet e IEA-së bien dakord të lirojnë 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde

“Ditari”- 11.03.2026

“Ditari”- 11.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën