Janë mësuar çiftet gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pas shortit të hedhur këtë të premte në Ciudad del Fútbol në Las Rozas (Madrid).
Shorti ka vënë përballë njëra-tjetrës dy superduelet: Atlético de Madrid do të përballet me Barcelonën, ndërsa Athletic Club de Bilbao do të masë forcat me Real Sociedadin.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen në mes të muajit shkurt, konkretisht nga e marta, 10 shkurt, deri të enjten, 12 shkurt, në orare që pritet të konfirmohen nga organizatorët.
Takimet e kthimit janë planifikuar të luhen në fillim të muajit mars, nga 3 deri më 5 mars, ku do të përcaktohen edhe dy finalistët e Kupës së Mbretit.










