TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar në flagrancë 2 persona, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe ka proceduar penalisht për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv” katër punonjës të OShEE-së.

Në total janë asgjësuar 174 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa janë sekuestruar 2 armë gjahu, pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet dhe 18 telefona celularë, shkruan Euronews.al.

Sipas policisë, operacioni i koduar “Lightning” u finalizua pas administrimit për disa javë të informacioneve se në territorin e fshatit Velë, njësia administrative Kolsh, kultivoheshin bimë narkotike në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Në pranga ranë M. F., 39 vjeç, pronari i banesës, dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin. Gjatë ndërhyrjes, në një nga ambientet e banesës u konstatuan 119 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara me llamba dhe pajisje të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ndërsa dy ambiente të tjera ishin përgatitur për të njëjtin qëllim.

Kontrollet vijuan edhe në afërsi të banesës, ku u zbuluan 2 parcela me 55 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se ishin kultivuar nga dy të arrestuarit. Në vijim u kontrollua edhe banesa e 27-vjeçarit, ku u gjetën 16 telefona celularë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar mënyrën e sigurimit dhe qëllimin e përdorimit të tyre.

Hetimet vijojnë edhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.

Tags: KanabiskultivimLezhëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli u jep ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar 47 familjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli u jep ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar 47 familjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Huthitë ripërtërijnë paralajmërimin për aeroportet saudite pas sulmit vdekjeprurës në Riad

Huthitë ripërtërijnë paralajmërimin për aeroportet saudite pas sulmit vdekjeprurës në Riad

Të paktën 109 të vdekur nga përmbysja e një anijeje me emigrantë pranë Xhibutit

Të paktën 109 të vdekur nga përmbysja e një anijeje me emigrantë pranë Xhibutit

BE-ja pa udhërrëfyes për Serbinë, Marta Kos: Pas zgjedhjeve do të shohim sa serioze është Qeveria e saj

Auto Draft

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidentët e Italisë dhe Kroacisë

Bajrami riemërohet si kryenegociator, çfarë pritet nga dialogu Kosovë–Serbi?

Bajrami riemërohet si kryenegociator, çfarë pritet nga dialogu Kosovë–Serbi?

Zyrtare: SC Gjilani ndan rrugët me Debatik Currin

Zyrtare: SC Gjilani ndan rrugët me Debatik Currin

Ilir Havolli: Tetë edicionet e kongresit për shëndetin mendor kanë sjellë strategji të reja për përballimin e sfidave

Ilir Havolli: Tetë edicionet e kongresit për shëndetin mendor kanë sjellë strategji të reja për përballimin e sfidave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën