TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zbulimi i mbetjeve mortore në veri, dyshohet se janë nga periudha e luftës

Të martën në varrezat myslimane të Mitrovicës së Veriut janë zbuluar mbetje skeletore, për të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së luftës në Kosovë. Zbulimi u bë rastësisht nga disa familjarë që po hapnin një varr të ri, të cilët menjëherë njoftuan autoritetet.

by Shpat Blakcori
12 muaj ago
1 0
A A

Disa familjarë ishin duke e hapur një varr të ri  te varrezat myslimane në Mitrovicën e Veriut,
kur aksidentalisht zbuluan mbetje skeletore.

Nuk vonuan shumë dhe përgjegjësit e mirëmbajtjes së varrezave në bashkëpunim me qytetarët informuan policinë e Kosovës.

E menjëherë pas marrjes së informacionit në vendngjarje dolën zyrtarë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Dyshimet e para janë se këto mbetje mortore i takojnë periudhës së luftës.

“Vendndodhja e tyre dhe mënyra se si ishin varrosur këto mbetje kockore lë përshtypjen se mund t’i përkasin luftës së fundit. Ne tashmë kemi bërë tërheqjen e mbetjeve, dhe sipas analizave të para, mund të themi se bëhet fjalë për një individ. Ato janë dërguar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku së shpejti do të fillojë ekzaminimi mjeko-ligjor dhe më pas marrja e mostrave për analizë të ADN-së”, tha Valon Hyseni – ekspert mjekoligjor.

Eksperti mjeko-ligjor, tregon se janë duke kryer gërmime edhe në disa zona të tjera brenda territorit të Kosovës.

“Sot kemi qenë në gërmime në fshatin Lismir të Komunës së Fushë Kosovës, por fatkeqësisht nuk kemi hasur në mbetje mortore. Ju e dini se javën e kaluar kemi pasur gjetje në varrezat e lagjes Hajvali në Komunën e Prishtinës, dhe ky proces ende nuk ka përfunduar”, shprehet Hyseni.

Sipas Hysenit, sfidat kryesore në procesin e kërkimit lidhen me mungesën e burimeve të sakta të informacionit, pasi ka kaluar një kohë e gjatë nga përfundimi i luftës. Shumë dëshmitarë tashmë nuk jetojnë, ndërsa disa të tjerë e kanë harruar vendndodhjen e trupave.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, mbi 1.500 persona vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën