TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zbulimi i mbetjeve mortore, Hoti: Konfirmimi pas ADN-së

by TËVË 1
6 muaj ago
0
A A
Zbulimi i mbetjeve mortore, Hoti: Konfirmimi pas ADN-së

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se në 24 lokacione në Kosovë janë gjetur mbetje mortore që mund të përkasin personave nga lista e personave të zhdukur.

Ai ka theksuar se ky fakt nuk nënkupton domosdoshmërisht që mbetjet i përkasin personave të zhdukur, për shkak se konfirmimi përfundimtar do të bëhet vetëm pas përfundimit të analizave të ADN-së.

“Në lokacionin që po punohet aktualisht janë gjetur mbetjet mortore të katër personave. Ky nuk është lokacioni i fundit pasi kemi edhe disa të tjerë që do të trajtohen në bazë të analizave dhe bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare dhe Kryqin e Kuq,” ka thënë Hoti.

Ai ka bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët dhe familjarët, duke kërkuar që të mos nxitohet në përfundime.

Hoti ka theksuar se raportimet në media kanë ngjallur shqetësime te familjarët, të cilët kanë pyetur për fatin e të afërmve të tyre.

“Ju lutem, familjarë dhe qytetarë, mos merrni si të sigurtë që në ato lokacione janë të zhdukurit tuaj. Mbi 2500 lokacione janë gërmuar në Kosovë dhe procesi i ekspertizave kërkon kohë,” ka shtuar ai.

Hoti ka përmendur edhe faktin që gjatë luftës në Kosovë janë kryer krime të shumta nga forcat serbe, duke përmendur se disa viktima janë varrosur në vende të ndryshme, madje edhe jashtë vendit.

Ai ka bërë thirrje që familjarët të kenë durim për të marrë rezultatet e ekspertizave që janë në proces.

Ndërsa Kushtrim Gara tha se lokacionet ku janë gjetur mbetje mortore paraqesin sfida të mëdha për trajtim, pasi këto zona janë përdorur nga forcat serbe në përpjekjen për të fshehur gjurmët e krimeve.

Ai theksoi se mungesa e informacionit të besueshëm e bën punën më të vështirë dhe për këtë arsye çdo veprim duhet të kryhet me shumë kujdes dhe profesionalizëm për të shmangur gabimet.

Gara po ashtu bëri të ditur se ky lokacion është trajtuar edhe më parë, ku trajtimi i parë është kryer në tetor të vitit 1999.

“Megjithatë, në bazë të të dhënave të reja dhe të hollësishme, Komisioni ka konkluduar se është e nevojshme rikthimi në këtë vend për të marrë informacion shtesë dhe të dhëna plotësuese”, tha ai.

Kurse Ditor Haliti, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka thënë se dyshimet se mbetjet i përkasin periudhës së luftës së fundit janë “të bazuara”.

Tags: ADNAndin Hotimbetje mortoreTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Thaçi nga Haga: Historia e Kosovës është e dokumentuar dhe nuk mund të rishkruhet

Greiçevci: Thaçi falënderues për mijëra urimet e qytetarëve për ditëlindje

Çitaku: Seanca në OKB barasvlerësoi sulmin terrorist në Banjskë me dinarin

Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Kosova nuk është e jotja, ose bashkëpuno ose lësho rrugë

Nëntë punëtorë të vdekur brenda vitit, kërkohen më shumë masa sigurie

Nëntë punëtorë të vdekur brenda vitit, kërkohen më shumë masa sigurie

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Emisioni “Këndi i Debatit” 24.04.2026

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës

Boksieria Sadiku mposhtet nga polakja Rygielska, federata thotë se u dëmtua

Boksieria Sadiku mposhtet nga polakja Rygielska, federata thotë se u dëmtua

Nëntë punëtorë të vdekur brenda vitit, kërkohen më shumë masa sigurie

Nëntë punëtorë të vdekur brenda vitit, kërkohen më shumë masa sigurie

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën