TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Zbatimi i ligjit për mbikëqyrje elektronike do të parandalonte dhunën në familje, vrasjet e ri viktimizimin, 9 vite të humbura!

nga tëvë1
7 Gusht, 2024
0
A A
Bajraktari: Anëtarësimi në KiE, forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

Shkruan: Ardian Bajraktari

Mos zbatimi i Ligjit për mbikëqyrje elektronike të personave, të cilëve u kufizohet levizja me vendim të gjykatës, i miratuar në vitin 2015, 9 vite më parë, është një shembull tipik i mungesës së vullnetit politik për parandalim të dhunës ndaj grave, dhunës në familje e veprave të ngjashme.

Është për të ardhur keq, deri në nivel të shqetësimit se si shtetit, ju deshën plotë 9 vite nga miratimi dhe hyrja në fuqi e këtij ligji që të nënshkruajnë kontratë për funksionalizimin e sallës dhe aparaturës që mundëson zbatimin e ligjit, e zbatimi i tij do të parandalonte shumë raste të dhunës në familje e mbase edhe vrasje si dhe ri-viktimizim.

Çka është mbikëqyrje elektronike?

Është mekanizmi që garanton zbatimin efektiv të vendimit të gjykatave, nëpërmjet përcaktimit në kohë reale të vendndodhjes së një personi, me anë të përdorimit të mjeteve elektronike të vendosura në trupin e tij.

Për çka zbatohet mbikëqyrja elektronike?

Mbikëqyrja elektronike, zbatohet për disa prej masave për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, përkatësisht për masat: premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin; ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar; paraqitja në stacionin policor si dhe arresti shtëpiak. Përveç për këto masa, mbikëqyrja elektronike zbatohet edhe për zbatimin e masës mbrojtëse të  ndalimit të afrimit viktimës së dhunës në familje, sipas ligjit të mëparshëm, përkatësisht masën mbrojtëse të kufizimit të afrimit palës së mbrojtur, të definuar me ligjin aktual për parandalimin e dhunës në familje.

Kush vendos dhe si, kush e realizon mbikëqyrjen, sa është afati dhe elementet e vendimit?

Për përdorimin e Mbikëqyrjes Elektronike vendos gjykata, me kërkesë të prokurorit, personit, mbrojtësit të tij, prindërve ose kujdestarit të personit të mitur. Pëlqimi i personit për vendosjen e mbikëqyrjes elektronike është i domosdoshëm.  Kurse organ përgjegjës për të kontrolluar mënyrën e realizimit të Mbikëqyrjes Elektronike është Policia e Kosovës.

Afati i mbikëqyrjes elektronike përcaktohet me vendim të gjykatës, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se një (1) vit. Vendimi përmban:  pëlqimin e personit për vendosje të mbikëqyrjes elektronike, përkatësisht, pëlqimin e prindit apo kujdestarit kur kemi të bëjmë me persona të mitur, zonat e lejuara dhe zonat e ndaluara të lëvizjes së personit; detyrimin e personit për të qëndruar brenda zonës së lejuar ose për të mos hyrë në zonë të ndaluar; kohëzgjatjen e përdorimit të mbikëqyrjes elektronike; si dhe njoftimin se në rast të mosrespektimit të këtyre kushteve mund ti revokohet masa.

Si realizohet mbikëqyrja elektronike?

Mbikëqyrja elektronike realizohet nëpërmjet vendosjes së një pajisje të posaçme në trupin e personit, e cila duhet: të ketë përmasa të vogla, në mënyrë që të mbulohet lehtësisht nga veshjet dhe të mos shikohet nga palët e treta; të mos lëshojë tinguj ose dritë; të përbëhet nga materiale të parrezikshme për jetën dhe shëndetin e personit dhe të personave të tretë; të vendoset në një pjesë të trupit që e bën të pamundur shikimin e saj nga të tretët; të lejojë personin të kryejë pa vështirësi të gjitha veprimtaritë e tij të zakonshme.

Për më tepër, pajisja duhet të jetë në gjendje të transmetojë sinjal nga çdo pjesë e territorit të Republikës së Kosovës; të ketë rezistencë të lartë ndaj elementeve natyrore, e cila mundëson funksionimin normal edhe gjatë ekspozimit ndaj tyre; të jetë e vështirë për t’u hequr;  të transmetojë sinjal të posaçëm nëse dëmtohet ose hiqet.

Salla operative duhet të ketë kapacitete teknike të marrë në kohë reale informacionin për vendndodhjen e personave që ndodhen brenda territorit ku ushtron kompetencën organi që  realizon mbikëqyrjen elektronike. Ky Informacioni i siguruar nga pajisja i transmetohet drejtpërdrejt sallës operative, e cila  funksionon pa ndërprerje.

Informacioni për vendndodhjen e personit shfaqet në hartë vetëm në rast se: personi del nga zona e lejuar ose hyn në zonën e ndaluar të lëvizjes, sipas përcaktimit të vendimit gjyqësor që urdhëron përdorimin e mbikëqyrjes elektronike; personi dyshohet se ka shkelur kushtet e vendosura në vendimin gjyqësor; duhet të evitohet rreziku i mundshëm që i kanoset personit ose personave të tjerë;  personi mund të ketë dëmtuar ose hequr pajisjen; pajisja ka pësuar dëmtim aksidental dhe nuk transmeton informacionin përkatës.

Detyrimet, kushtet dhe afatet

Personi është i detyruar të zbatojë kushtet e përcaktuara në vendimin gjyqësor; të  vendosë në dispozicion të gjykatës dhe policisë adresën e saktë të banimit dhe të punës, si dhe numrin e telefonit i cili duhet të jetë në dispozicion në çdo kohë; të kthehet brenda zonës së lejuar të lëvizjes ose të largohet nga zona e ndaluar, brenda pesëmbëdhjetë (15) minutave nga çasti kur është kontaktuar nga salla operative; të mos dëmtoj ose heqë në asnjë rast pajisjen; të njoftojë menjëherë policinë për çdo dëmtim aksidental të pajisjes ose mosfunksionimin e saj.

Policia e Kosovës vë në dijeni gjykatën përkatëse, sapo të marrin njoftimin për shkeljen e kushteve të Mbikëqyrjes elektronike. Policia, kur vlerëson se janë shkelur qëllimisht, ose në mënyrë të përsëritur, kushtet për përdorimin e mbikëqyrjes elektronike, e harton raportin, të cilin ia paraqet gjykatës së njëjtë e cila ka vendosur për mbikëqyrjen elektronike, brenda dyzet e tetë (48) orëve, e cila pas vlerësimit të gjitha rrethanave, vendos për vazhdimin apo ndërprerjen e mbikëqyrjes elektronike.

Në kohën e ngritjes dramatike të lakores së dhunës në familje, zbatimi i ligjit për mbikëqyrje elektronike do të ishte ndihmesë e madhe për parandalimin e dhunës në familje, parandalimin e vrasjeve e ri viktimizimit. Për fat të keq, janë 9 vite të humbura!

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Trump në bisedë telefonike me Putinin, diskutojnë për konfliktin Izrael-Iran

Trump në bisedë telefonike me Putinin, diskutojnë për konfliktin Izrael-Iran

Rifreskimi i Tesla Model X sjell përmirësime të vogla, por rrit çmimin

Rifreskimi i Tesla Model X sjell përmirësime të vogla, por rrit çmimin

‘‘Miliona izraelitë po vrapojnë drejt strehimeve” – Pamje nga sulmi i ri i Iranit me raketa ndaj Izraelit

‘‘Miliona izraelitë po vrapojnë drejt strehimeve” – Pamje nga sulmi i ri i Iranit me raketa ndaj Izraelit

Ambasadorja shqiptare flet nga Izraeli: Kemi 5 shqiptarë në territor

Ambasadorja shqiptare flet nga Izraeli: Kemi 5 shqiptarë në territor

Të rejat më të fundit nga kriza në Lindjen e Mesme: Sulme reciproke mes Izraelit dhe Iranit

Valë e re sulmesh Izrael-Iran

Si ndodhën sulmet dhe vrasjet në Minesota?

Si ndodhën sulmet dhe vrasjet në Minesota?

Banorët në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë që tri vite pa ujë të pijshëm

Banorët në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë që tri vite pa ujë të pijshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X