TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zakonet që kontibuojnë në shëndet të dobët të syve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Zakonet që kontibuojnë në shëndet të dobët të syve

Në ditët e sotme është e lehtë të zhvillohen zakone të këqija, që mund të kontribuojnë në shikimin e dobët duke pasur parasysh që jemi të rrethuar nga ekranet. Sipas një raporti të OBSh-së, të paktën 2.2 miliardë njerëz në mbarë botën, kanë një dëmtim të shikimit nga afër ose në distancë. Në të paktën 1 miliard, ose pothuajse gjysmën e këtyre rasteve, dëmtimi i shikimit mund të ishte parandaluar ose ende nuk është adresuar.

Më poshtë gjeni disa raste kur ju mund të dëmtoni shikimin tuaj.

Përdorimi i tepërt i smartfonëve – Telefonat inteligjentë mund të tendosin shikimin dhe të shkaktojnë probleme me shikimin, nëse i përdorni për orë të tëra në ditë, veçanërisht nëse përpiqeni të lexoni shumë shpesh tekste të vogla në ekranet e telefonit tuaj celular. Ashtu si telefonat inteligjentë, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj ekraneve të laptopëve, gjithashtu mund të dëmtojë sytë tuaj, pasi drita e emetuar nga këto ekrane mund të shkaktojë tharje të syve, dhimbje koke dhe lodhje të syve. Ekspozimi i tepërt ndaj ekraneve mund të shkaktojë shikim të paqartë.

Pirja e duhanit – Ndonëse ka shumë arsye që nuk duhet të pini duhan, duke përfshirë rritjen e rrezikut të kancerit të fytit dhe mushkërive, ju duhet të keni kujdes, pasi mund të shkaktojë edhe probleme me shikimin. Pirja e cigareve dhe formave të tjera të duhanit, është e lidhur me sëmundje serioze si degjenerimi makular dhe katarakti, që mund të çojnë edhe në verbëri.

Mos mbajtja e syzeve të diellit –Nëse nuk mbani syze dielli rregullisht ndërsa dilni jashtë, atëherë ju po i ekspozoni sytë tuaj ndaj rrezeve ultravjollce. Këto rreze të dëmshme mund të shkaktojnë probleme me shikimin, si dhe të shkaktojnë probleme të tjera të shikimit, si degjenerimi makular dhe kanceri i syve. Edhe nëse mbani lente kontakti, syzet e diellit mund të veprojnë si një pengesë midis syve tuaj dhe ajrit të jashtëm, i cili mund të jetë i ngarkuar me ndotës të dëmshëm.

Fërkimi i shpeshtë i syve – Duhet të shmangni tundimin e fërkimit të syve, pavarësisht se sa shumë dëshironi ta bëni këtë. Arsyeja është se ju mund të dëmtoni sipërfaqen e jashtme të syve tuaj, duke shkaktuar ndjesi pickimi dhe djegieje, përveç përhapjes së papastërtive dhe baktereve në sytë tuaj. Fërkimi i shpeshtë i syve mund të shkaktojë gjithashtu dobësimin e kornesë, gjë që mund të shkaktojë përkeqësim të pakthyeshëm të shikimit.

Përdorimi i pikave të syve pa konsultimin e mjekut – Njerëzit e kanë zakon të përdorin pika për sy pa u konsultuar me mjekun e tyre. Përdorimi i tepërt i pikave të syve pa konsultimin e duhur, mund të dëmtojë sytë tuaj. Nëse sytë ju duken të kuq, atëherë mos u frikësoni dhe hidhni pika, pasi skuqja e syve është shumë e zakonshme pas një nate pa gjumë ose orëve të gjata të punës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mungesa e gjumit rrit rrezikun për goditje në tru

Mungesa e gjumit rrit rrezikun për goditje në tru

Kur duhet të darkoni për kolesterol më të ulët dhe zemër më të shëndetshme?

Kur duhet të darkoni për kolesterol më të ulët dhe zemër më të shëndetshme?

Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?

Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?

5 ushqimet që duhet t’i konsumoni në mëngjes, për t’i dhënë energji trurit

5 ushqimet që duhet t’i konsumoni në mëngjes, për t’i dhënë energji trurit

​Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

​Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

​Dita Botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

​Dita Botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

Nis numërimi i votave me kusht, rezultati nga numërimet e para

Nis numërimi i votave me kusht, rezultati nga numërimet e para

Hyri me armë në depon e një marketi, i bie në tokë gjatë ballafaqimit me pronarin

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture, plagoset një person

Ekspertët insistojnë se Messi duhej ndëshkuar me karton të kuq

Ekspertët insistojnë se Messi duhej ndëshkuar me karton të kuq

Brazili – Maroku, dueli që theu rekord shikueshmërie

Brazili – Maroku, dueli që theu rekord shikueshmërie

Rama: Evropa gaboi që ia la SHBA-së dialogun me Rusinë

Rama: Evropës i duhet rajoni ynë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën