Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, deklaroi se Serbia për ta destabilizuar Kosovën mund ta përdorë çdo instrument, përfshirë këtu edhe kishën.
“A do të jetë ky rrezik në diçka që aktualizohet në të ardhmen, përsëri është në dorë të Kosovës. Jam shumë i vetëdijshëm, që këtë instrument, shteti i Serbisë me këtë Qeveri që ka sot, me këtë mentalitet që qeverisin atje, ata mund të përdorin çdo lloj Asociacioni, po ashtu edhe kishën vetëm për ta destabilizuar Kosovën. Ata edhe vetë e thonë një gjë të tillë. Prandaj, Kosova duhet ta ketë parasysh rrezikun”, deklaroi Zaimi në emisionin “Info Nata”.
Madje, Zaimi tha se Kosova është duke pranuar një marrëveshje pa dëshirën e saj, mirëpo siç potencoi ai, presioni ndërkombëtar për normalizim të marrëdhënieve është i madh.
“Duhet kuptuar vazhdimisht që Kosova është duke pranuar diçka, por jo me dëshirën e saj. Po të ishte për dëshirën e Kosovës, shumë gjëra do ishin ndryshe. Mirëpo, presioni është i tillë dhe dëshira për të shkuar drejt një normalizimi, është është shumë e madhe. Përndryshe, kjo marrëveshje në një botë më të drejtë do duhej të ishte ndryshe”, shtoi tutje ai në Tëvë1.
Derisa shtoi që një marrëveshje për të funksionuar siç duhet, në radhë të parë duhet të ketë mirëbesim mes të dyja palëve./teve1.info/.