Youth Peace Ambassadors Network në bashkëpunim me Local Peace mblodhën dhjetëra të rinj paqedashës në Prishtinë.
Kjo për të prezantuar një paketë instrumentesh gjithëpërfshirëse për ndërtimin e paqes.
Për njërën nga organizatoret e këtij eventi, Nevena Radosavljevic, kjo ngjarje është një hap drejt avancimit të përpjekjeve për ndërtimin e paqes dhe fuqizimit të ndryshimbërësve në rajon.
“Ky event është shumë i rëndësishëm për Youth Peace Ambassadors Network sepse e finalizuam projektin tonë më të madh për paqen. Kjo ngjarje nënkupton një hap monumental drejt avancimit të përpjekjeve për ndërtimin e paqes dhe fuqizimit të ndryshimbërësve në rajon”, tha ajo.
E në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Olga, një e re ukrainase e cila bëri qindra kilometra rrugë për të prezantuar projektin e saj në Prishtinë.
Ajo tha se ka arritur që të organizojë një aksion lokal për paqe në qytetin e saj Sumy, i cili gjendet shumë afër me Rusinë.
Eventi u mbajt në Barabar Center, ndërsa pjesëmarrësit u përfshinë në sesione interaktive, diskutime në panel dhe patën rastin të njihen me veprimet e organizatave partnere në fushën e ndërtimit të paqes dhe menaxhimit të konfliktit.
Paketa e instrumenteve e cila u prezetua në këtë ngjarje është krijuar për të nxitur bashkëpunimin, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të pajisur individët me aftësitë e nevojshme për të mbrojtur transformimin paqësor./teve1.info/