TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komuna e Prishtinës akuzohet se vendosi kritere diskriminuese për rrugën “Nekibe Kelmendi”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Komuna e Prishtinës akuzohet se vendosi kritere diskriminuese për rrugën “Nekibe Kelmendi”

Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET ka akuzuar Komunën e Prishtinës  për vendosjen e kritereve diskriminuese në aktivitetin e prokurimit të projektit për ndërtimin e rrugës Nekibe Kelmendi, Faza III (referuar si Prokurimi 616-24-1921-5-1-1). Këto kritere diskriminuese po shkelin në mënyrë flagrante Ligjin për Prokurimin Publik dhe dispozitat e Ligjit Nr. 05/L -021 Për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në komunikatën e tyre thuhet se është e papranueshme që prokurimi publik të vazhdojë të jetë subjekt i diskriminimit në çdo formë. Krijimi i një procesi të drejtë dhe transparent për prokurimin e kontratave publike është thelbësor për ruajtjen e besueshmërisë në institucionet tona dhe për sigurimin e qëllimeve të përbashkëta të zhvillimit.

“Si kriter diskriminues, i shprehur  në dosjen e tenderit në fjalë është kërkesa për një traktor special me kreh min 8m për prerjen e drunjeve në brez rrugor, ku i njeti është i pa bazë për shkak se në paramasën e projektit nuk ekziston ndonjë pozicion për prerjen e drunjëve, në kuadër të aktivitetit të prokurimit publik në fjalë. Gjithashtu, kërkesa për posedimin e gjysmërimorkios (90 ton) për bartjen e mjeteve është kriter i panevojshëm, për shkak se e njejta nuk kërkohet asnjëherë me këtë lloj tonelate për bartje”, thuhet në komunikatë.

AVONET, ka kërkuar nga Autoriteti Kontraktues (Komuna e Prishtinës) të rivlerësojnë menjëherë kriteret e përdorura në prokurimin e projektit për ndërtimin e rrugës Nekibe Kelmendi, Faza III, dhe të korrigjojnë çdo element diskriminues nga procesi i prokurimit. Pasi që kriteret ekzsituese janë vendosur për të favorizuar një operator të caktuar ekonomik.

“AVONET konsideron se në rastin në fjalë ka shkelje të dispozitave materiale penale, konkretisht ka shkeleje që ndërlidhen me nenin 414 (Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar) dhe nenin 415 (Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Andaj, ftojmë Autoritetin kontraktues të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm me qëllim evitimin e shkeljeve dhe keqpërdorimeve në rastin në fjalë”, thuhet ndër të tjera.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tetë zyrtarë policorë nderohen me medalje për shpëtim jete

Tetë zyrtarë policorë nderohen me medalje për shpëtim jete

Hargreaves: E rëndësishme që Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja

Hargreaves: E rëndësishme që Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja

Përurohet Shtëpia Muze e shkrimtarit Ymer Elshani

Përurohet Shtëpia Muze e shkrimtarit Ymer Elshani

Hazrolli: Armatimi i Serbisë rrezik real, duhet të investojmë në mbrojte

Hazrolli: Armatimi i Serbisë rrezik real, duhet të investojmë në mbrojte

Tetë zyrtarë policorë nderohen me medalje për shpëtim jete

Tetë zyrtarë policorë nderohen me medalje për shpëtim jete

Andi Hoti ftohet nga Kosova për miqësore

Andi Hoti ftohet nga Kosova për miqësore

Hargreaves: E rëndësishme që Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja

Hargreaves: E rëndësishme që Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja

Sulmet ruse në Ukrainë lënë të vrarë katër persona

Sulmet ruse në Ukrainë lënë të vrarë katër persona

Spanja publikon listën, asnjë lojtar i Realit

Spanja publikon listën, asnjë lojtar i Realit

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Amir Rrahmani në formacionin e sezonit në Serie A

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Negociatori kryesor iranian rizgjidhet kryetar i parlamentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën