TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Yllka Gashi largohet nga Kosova me dedikim emocional për Prishtinën

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Yllka Gashi largohet nga Kosova me dedikim emocional për Prishtinën

Në Facebook ka postuar disa vargje kushtuar Prishtinës, duke treguar për mallin që e kaplon kur përfundon pushimet në Kosovë, shkruan teve1.info

Mes të tjerash, ajo kujtoi kohët e bukura të fëmijërisë dhe rinisë të kaluara në kryeqytet, duke theksuar se sa shumë i mungon larg vendit Prishtina.

Aktorja Gashi ka tash e shtatë vite që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Prishtinë të du!

E çdo herë që marr rrugë me t’lanë e me u largu prej teje,

Me shku n’shpinë tjetër – përtej Atlantikut,

Ni copë e zemrës pak më thehet,

E e kujtoj qysh haber s’kom pasë me e kuptu mërzinë e gurbetçarëve të familjes,

Kur u përlotshin sa herë pëshëndeteshin e u nisshin për Evropë

-atje ku veçse e kishin kriju jetën e re e i rritshin fmitë.

Prishtinë të du,

E mendja më shkon shpesh te ti,

Jo që je far qyteti pitoresk ose metropol që ëndërron dikush me jetu n’ty,

Ama je e jemja

Edhe bash hiq s’ka si ti!!!

Me krejt mangësitë që i ki,

Me aq sa ofron,

Me pluhnin e verës e lloqin e vjeshtës,

Trafikun e stërngarkumë,

Rrugët e ngushta,

E krejt behanet që i ki

për mu –

Je e veçantë dhe e bukur!

Prishtinë të du,

Se në ty jetojnë e për ty kontribojnë

E edhe vujnë nga mangësitë tua,

ata që m’i don loçka e zemrës-

familja jeme e plot miq e dashamirë.

T’du,

Se n’zemrën tande jam lindë e rritë, jam shkollu, eduku e kam ndërtu karrierë,

Kam njoftu gjith’far njerëzish,

Me disa prej tyne kam miqësi që koha veq i ka forcu e ju ka dhanë kuptim.

Në ty Prishtina jeme e kam gjetë dashninë,

E në ty m’ka beku Zoti me Ninën!

E në ty e kam shiju të bamit teze e hallë!

Prishtinë t’du,

E në ty kam përjetu shumëçka të bukur

Po edhe të trishtë,

Se gjenerata jeme që osht rritë në t’90-tat,

I ka përjetu shkollat fillore të ndame e shkollat e mesme nëpër shpia të improvizume,

Largimin e dhunshëm nga puna t’prindve,

Demonstratat e studentëve,

E protestat e nanave të Kosovës me nga një bukë në dorë – n’mesin e tyne edhe mama jeme,

Gazin lotsjellës,

Milicinë e paramilitarët,

‘Racinë’ nëpër kafiqa,

Slloganet “Kosova Republikë”,

Besa, edhe helmimet me ujë në shkolla të mesme -plot prej kësaj gjenerate- i mbajmë n’mend.

Ama, Prishtinë

Unë e gjenerata jeme i kemi përjetu edhe shëtitjet nëpër korzë,

E në “Gradic” Pejton,

Shampitet e Elidës kur ajo ishte ndër të vetmet ambëltore n’qytet,

Platon’ e “Boro Ramizit”,

1 Majin në Gërmi,

“Lluna Parkun” n’Dardani,

Dodonën e “Talentin…”

Orët Letrare në “Fjala”, “Hanin e 2 Roberëve”, në “Koha”,

Kafiqat e Kurrizit,

Burekat e “Bosnes” në pushim t’gjatë t’shkollës,

Mbramjet e semi-maturës te Qafa…

Sendviqat e “Metros” në pauzë gjatë studimeve.

Përjetime t’varfnjakut kish mujtë me thanë dikush tash,

Po krejt këto imtësina

E kan’pasë lezetin e vet,

E janë t’papërsëritshme

Se ti qaq ke pasë takat me dhanë!

Në ty Prishtina jeme,

Ka jetu baba jem i dashtun ma shumë se 50 vjet, t’u t’i njoftë mirë pllamtë e kilometrat

E t’u kontribu në edukimin e dhjetëra gjeneratave,

E prej knaqësive t’mdhaja t’fminisë,

I kujtoj kohët kur m’merrte me veti te berberi në qendër e derisa ai i prente flokët, unë ulesha n’atë karrigen e naltë me kali t’argjentë.

E kur ai e përfundonte qethjen,

Ecshim dorë për dore

e te “3 sheshirat” në njanën prej atyne kioskave te vogla m’blente Kavabona ose Herba.

Çfarë lezeti!!!!

Ma mirë se n’Disneyland!

Prishtinë, unë të du

edhe për arsye se në ty e kam përjetu luftën,

e frikën deri n’palcë

kur me kallasha e tenka na kan’ pëzanë prej teje në 99tën,

Po mandej, çlirimit tand i jam gëzu me krejt qenjen e me autobusin e parë të “refugjatëve” jam kthy në damarët tu.

Të du Prishtinë,

Edhe për përjetimet e

Rinisë së hershme,

Me kaosin e frikshëm të pasluftës

për 4 vjet studime në Fakultetin e Arteve, me kushte jo t’mira,

po me entuziazëm e energji bombastike,

Për rolin e parë në Teatrin Kombëtar,

Punën e parë në KTV,

“Familjen Moderne” në studiot e RTK-së…

Krejt këto-

Kujtime të bukra e t’paharrushme –

Që veq ti mi ke dhuru!

Në ty Prishtinë,

I kemi duru reduktimet qesharake të rrymës e t’ujit me vite t’tana.

Me gjeneratorë që t’i shurdhonin veshtë në krejt anët e qytetit,

Me reduktime t’rrymës 4, 6, 8 e besa edhe 20:4 kanihere.

E ato 4 orë kur vinte rryma, punojshin veq dritat edhe aty-ktu naj “shteker”.

Ama,

Prej dashnisë ndaj teje

e knaqësisë që po t’përjetojmë t’lirë,

gajle se kishim!

Prishtinë,

Ti je shtëpi e shumë njerëzve që m’i don zemra,

Që më merr malli për ta kur jam larg,

Njerëz, për të cilët gëzohem e çlirohem kur e di që janë mirë me shëndet e rehati,

Njerëz, për të cilët shqetësohem e mërzitem, kur nij që ju ka ndodhë ndonjë e papritun.

E nuk po flas veq për familjen e miqtë!

Kur jom n’gjinin tand,

-Edhepse me bon nervoz shumë e më dëshpron shpesh-

Diqysh zemra m’pushon e shpirti sikur m’qetësohet!

Për ty Prishtinë e për njerëzit tu,

Me merr malli,

Shpesh

E shumë!

M’vjen pak inati kur t’shajnë e t’kritikojnë

Ata që jetojnë në ty,

e pak e hiq mundohen me t’përmirësu,

Ose ata që nuk t’i kan përjetu periudhat e stoicismit po kan përfitu prej teje

n’emën t’lirisë e të zhvillimit,

tu t’gulfatë e shfrytëzu në çdo aspekt.

Ti s’ki faj Prishtina jeme e mirë,

Se qytetarinë, edukatën e kulturën e përgjithshme nuk munesh me ja u msu krejtve që jetojnë n’ty.

Ti nuk e prodhon bërllogun prej qiellit, po e ki kontribut prej “qytetarëve” tu.

Mërzitna edhe kur i humbi debatet e s’kom argumente me t’mbrojtë!

Ama çka gjithmonë kom me pasë për ty

e me ty Prishtinë,

osht DASHNIA e dhembshuria!

Qe 7 vjet prej s’largu

T’i përjetoj kënaqësitë,

sukseset,

dështimet,

dëshprimet

E shpresat.

Me ni mallëngjim, që veq ata që s’jetojnë ma n’ty e kuptojnë,

Po në zemër e në mendje t’kom afër përherë e kur përmallohem fort

t’i kujtoj veq të mirat.

Se je e jemja

E s’ka edhe njo si ti!

Prishtina jeme

Të pafsha ma mirë,

Ma të pastër,

Ma të organizume,

Me kerre ma pak,

E gjelbërim ma shumë!

Me ndërtesa ma me shije,

Me pluhun minimal,

Me vende atraksioni për fëmijë, pleq e gra shtatzana,

Me qytetarë të vetdijshëm që prona publike duhet me u rujtë e mbrojtë se ju takon krejtve.

T’pafsha që po të dojnë e po ta “dinë kimetin” ata që jetojnë në ty e që marrin vendime për ty.

E ti,

Më pritsh me dashamirësi e ngrohtësi si gjithmonë!

Prishtina jeme-

Qyteti i përhimtë,

Me makiatot ma t’mira n’dyje,

Me rininë ma t’bukur në rajon,

Me zemërgjansinë e mikpritjen ma t’madhe që dikush mundet me e përjetu.

Prishtina jeme,

Ku rreh zemra e mamës teme, Donës, Lilit e Adit!

Ku rriten e shkollohen Dini, Lisa, Mali, Omari, Lisi, Marini, Jora…

T’pafsha t’u shkëlqy e t’u lulëzu Prishtinë

se për mu

e shumë t’tjerë si puna jeme,

Ti mbetesh shtëpia që nuk i mbyllë dyrtë kurrë!

Deri herën e ardhshme,

Mirëmbetsh e FALEMNDERIT!

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas “Waka Waka”, Shakira gati të ndezë sërish Botërorin me një super hit

Pas “Waka Waka”, Shakira gati të ndezë sërish Botërorin me një super hit

Pasuria e Matthew Perry del në ankand me vlera marramendëse

Pasuria e Matthew Perry del në ankand me vlera marramendëse

Miku i Flori Mumajesit zbulon arsyen e largimit nga muzika të këngëtarit!

Miku i Flori Mumajesit zbulon arsyen e largimit nga muzika të këngëtarit!

Yjet që u veshën më së miri në Met Gala 2026

Yjet që u veshën më së miri në Met Gala 2026

Haxhiu kujton heroin Agron Rrahmani: Ishte luftëtar i guximshëm dhe organizator ushtarak në Prishtinë

Haxhiu kujton heroin Agron Rrahmani: Ishte luftëtar i guximshëm dhe organizator ushtarak në Prishtinë

Abrashi për “qeranë” e Bondsteelit: Qesharake, Kurti në SHBA propozoi shfrytëzim të përhershëm

Abrashi për “qeranë” e Bondsteelit: Qesharake, Kurti në SHBA propozoi shfrytëzim të përhershëm

Pas sanksioneve të BE-së, ministri izraelit propozon pushtim të ri në Bregun Perëndimor

Pas sanksioneve të BE-së, ministri izraelit propozon pushtim të ri në Bregun Perëndimor

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka në ekipin ideal të Premier League

​Ekspertja australiane në Speciale tregon në çka i mbështeti pretendimet e saj

​Ekspertja australiane në Speciale tregon në çka i mbështeti pretendimet e saj

100 paraqitje për Hoxhën, kampion me Dinamon

Widzew Lodz distancohet nga Arbër Hoxha

Rrahje mes të miturve në Suharekë, policia gjen fishekë e një boks të metalit në vendngjarje

Rrahje në Istog, shtatë persona të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën