TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ylli fiton edhe në Mitrovicë, tani një fitore pranë titullit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ylli fiton edhe në Mitrovicë, tani një fitore pranë titullit

Golden Eagle Ylli ka bërë hap të madh drejt titullit të kampionit të Kosovës në basketboll.

Ylli të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ka fituar bindshëm ndaj Trepçës vendase me rezultatin 60:46.

Palestra ishte e mbushur me shikues dhe Trepça kishte përkrahje të madhe. Por kjo nuk kreu punë ndaj therandasve, që në parket shfaqën nivel dukshëm më të lartë. Tani skuadra nga Suhareka udhëheq 2:0 në serinë finale të plejofit. Është vetëm edhe një fitore larg titullit të kampionit, ku ndeshja e tretë luhet në Suharekë, të dielën, dhe mund të jetë festive për Yllin.

Ylli vjet e kishte fituar titullin e parë, duke e mposhtur Pejën 3:0 në serinë finale të plejofit.

Therandasit e nisën mirë ndeshjen, ndërsa çerekun e parë e fitoi me shifrat 22:6. Dhe nuk shikoi më prapa.

Dajuan Graf kishte shifrat më të mira te Ylli. Ai realizoi 11 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime. Më efikasi ishte Henrik Shirko me 13 pikë, por që nuk kishte efikasitet të lartë. Ndërkohë Mikaile Tmushiq kontribuoi me 12 pikë e gjashtë kërcime.

Te Trepça dëshpëruan lojtarët bartës. Rodney Purvis shënoi vetëm katër pikë. Ai kishte plot nëntë tentime për dy pikë, ndërsa i qëlloi vetëm dy. Për tri pikë i kishte gjashtë tentime të pasuksesshme.

Drilon Hajrizi i realizoi tetë pikë. Qëlloi dy nga tetë tentimet për dy pikë dhe një nga katër tentimet për tri pikë. Qendra Andrew Gordon u dallua me 15 pikë e nëntë kërcime. Pikë dyshifrore realizoi vetëm edhe Mike Edwards – 10.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

“Info Nata”- 03.03.2026

“Info Nata”- 03.03.2026

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën