TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Yakin i mbyll derën përfundimisht Shaqirit te Zvicra

by tëvë1
4 javë ago
0
A A
Yakin i mbyll derën përfundimisht Shaqirit te Zvicra

Xherdan Shaqiri e mbylli karrierën në përfaqësuesen e Zvicrës në mesin e korrikut të vitit 2024, pas 14 vjetësh e 125 paraqitjeve. Ai njoftoi në rrjetet sociale se ishte koha për t’i thënë lamtumirë ekipit përfaqësues.

Çuditërisht, vendimi i tij erdhi vetëm pak minuta pasi Federata e Futbollit e Zvicrës njoftoi për vazhdimin e kontratës së selektorit Murat Yakin dhe ndihmësit Giorgio Contini, në konferencë për shtyp.

Në maj të vitit 2025, Yakini tha se dera për Shaqirin është e hapur. Në fakt, në atë kohë krize, ku u përfshi edhe rënia nga Liga A e Ligës së Kombeve, Zvicra nuk e kishte kreativitetin e Shaqirit në fushë.

Shaqiri, i cili e udhëhoqi Baselin drejt titullit dhe Kupës së Zvicrës me paraqitje mbresëlënëse, edhe një herë tjetër dha shpresa për kthim. Ai e mohoi kthimin në përfaqësuese “për momentin”, duke shtuar se në futboll nuk i dihet asnjëherë.

Në emisionin sportiv “Heimspiel”, selektori i përfaqësueses helvetike, Yakin, komentoi për rastin e Shaqirit.

“Shaqiri ka bërë jashtëzakonisht shumë për futbollin në Zvicër: Ai është artist, gjeni, 10-shi i ekipit, lojtar me të majtën. Si Shaqiri ka pak në Zvicër”, ka thënë Yakin.

“Por kohët po ndryshojnë”, ka shtuar 51-vjeçari. Yakini shpjegon se Shaqiri dhe ekipi i tij kanë menduar me kujdes për situatën që është krijuar rreth tërheqjes së tij nga përfaqësuesja.

Ndoshta Shaqiri e ka menduar idenë e kthimit në përfaqësuese për përvojën që ka, thotë Yakini.

“Ai duhet ta kuptojë rolin e tij. Në fund, ai ndoshta ka menduar, ‘nuk do të kthehem si zëvendësues’”, beson Yakini.

Shaqiri u tërhoq nga përfaqësuesja me vendim të tij. “Ne nuk e kemi shtyrë atë të pensionohet”.

Në qershor, ai mendojë sërish për të dhe e kanë konsideruar së bashku rikthimin, shpjegon Yakini.

“Por nëse ai vendos tani se kjo kaptinë është e mbyllur për të, atëherë le të mbetet ashtu”, ka deklaruar Yakin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 1.5 mln euro në muaj, Topi i Artë pritet të sjellë rritje page për Ousmane Dembele

Mbi 1.5 mln euro në muaj, Topi i Artë pritet të sjellë rritje page për Ousmane Dembele

“Buzëqesh” Armando Broja, pas golit dhe asistit kundër Jordanisë, sulmuesi shqiptar merr lajmin e mirë edhe nga skuadra angleze

“Buzëqesh” Armando Broja, pas golit dhe asistit kundër Jordanisë, sulmuesi shqiptar merr lajmin e mirë edhe nga skuadra angleze

Ancelotti: Duam të sjellim Kupën e Botës në Brazil pas 24 vitesh

Ancelotti: Duam të sjellim Kupën e Botës në Brazil pas 24 vitesh

Dështoi të siguronte një biletë për në botëror, legjendën e njohur e largojnë nga pankina e përfaqësueses

Dështoi të siguronte një biletë për në botëror, legjendën e njohur e largojnë nga pankina e përfaqësueses

Bashkimi Afrikan pezullon Madagaskarin

Bashkimi Afrikan pezullon Madagaskarin

Vdes gruaja e cila u godit nga rrufeja në Prevallë

Bastisje në Gjakovë, Policia gjen drogë dhe armë, dy të arrestuar

Në Ditën Botërore të Ushqimit, Izraeli vazhdon të kufizojë ndihmën në Gaza

Në Ditën Botërore të Ushqimit, Izraeli vazhdon të kufizojë ndihmën në Gaza

Të premten në Tiranë shfaqet premiera e filmit “MALA”

Të premten në Tiranë shfaqet premiera e filmit “MALA”

Turqia emëron koordinatorin e ndihmës humanitare për Palestinën

Turqia emëron koordinatorin e ndihmës humanitare për Palestinën

“Ditari” 16.10.2025

“Ditari” 16.10.2025

Përfundon verifikimi i votave në 17 komuna

Përfundon verifikimi i votave në 17 komuna

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën