TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Në të gjitha xhamitë e Kosovës, është bërë thirrje që më 17-shkurt të dilet në marshin për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Xhematlinjtë thanë se do të marrin pjesë në këtë protestë paqësore në mbështetje të tyre duke kërkuar lirimin dhe drejtësi. Po ashtu u ligjërua edhe për rëndësinë e festës së pavarësisë së Kosovës dhe atdhedashurisë

by Venhar Isufi
1 orë ago
0 0
A A

Ditën e 17 Shkurtit po e pret me padurim.

E këtë lutje e bënë shumë besimtarë myslimanë të cilët falën namazin e xhumasë.

Imami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, bëri thirrje për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen marshit të 17-shkurtit i cili ka për synim, përkrahjen e katërshes që janë në fund të gjykimit në dhomat e specializuara në Hagë, duke kërkuar drejtësi dhe besuar në pafajësinë e tyre.

“Zemrat tona janë të mbushura me krenari, por edhe me shqetësim për padrejtësitë që po u bëhen Çlirimtarëve tanë, ne besojmë në pafajësinë e tyre në luftën e tyre të pastër dhe Çlirimtare. Ata janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme dhe bartës të proceseve më të rëndësishme të shtetëndërtimit të Kosovës. Prandaj në këtë ditë simbolike më 17-shkurt në Prishtinë do të mbahet marshi protestues LIRIA KA EMËR, në mbështetje të çlirimtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë ne si qytetarë të këtij vendi, kemi të drejtë ta ngrisim zërin për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën tonë historike”, deklaroi ai.

Besimtarët prezentë në namazin e xhumasë thanë se do të marrin pjesë në këtë tubim, dhe se të njëjtit janë të pafajshëm.

“Ishalla dëshiron Allahu të gjithë ata bashkërisht, të jenë të lirë, të kthehen në familjet e tyre, e në familjet tona”, deklaroi një besimtar.

“Na jemi me ta, nuk mundemi me u largua prej tyre kur ata kanë qenë për neve UCK-ja, duhet me ua ditë për nderë, i mori qysh i mori Haga, pa faje, po na dhimben boll, por cfarë të bëjmë, protestën e shoh edhe më shumë me qenë më shumë me dalë njerëzit”, tha tjetri.

E njëri prej tyre, bëri lutje që të ketë jetë deri më 17 shkurt, në mënyrë që t’i bashkohet protestës për drejtësi.

“Ma dhashtë Zoti ymrin kom me dalë. Me kënaqësi se kom për kë të dal, ata janë pishtarë tonë, çlirimtarë tonë, atdhetarë tonë, prijësit e të parëve tanë, që kanë sakrifikuar deri tek ta, ishalla Zoti u jep shëndet edhe e kanë mendjen e shëndoshë dhe na kthehen”.

Të premten në të gjitha xhamitë e Kosovës imamët me kërkesë të Kryesisë së Bashkësisë Islamemtë Republikës së Kosovës, ligjëruan edhe për rëndësinë e festës së pavarësisë dhe atdhedashurisë.

Ndryshe, gjykimi për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë, është në fazën e përfundimit të procesit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Ndërkombëtarët janë të përgatitur që në momentin kur hapet ura e Ibrit do ta mbyllin

Xhavit Haliti e ripërsëritë, thotë se presidenti duhet t’i takojë PDK-së

Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të aleancës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të aleancës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Kurti ende s’i nis diskutimet për president, nga LDK thonë se Haradinaj i përmbush kriteret

Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Kurti ende s’i nis diskutimet për president, nga LDK thonë se Haradinaj i përmbush kriteret

Kurti ende s’i nis diskutimet për president, nga LDK thonë se Haradinaj i përmbush kriteret

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën