TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Xhamia e Ballies fiton çmimin për arkitekturën më të bukur fetare në botë

nga tëvë1
5 muaj më parë
5
A A
Xhamia e Ballies fiton çmimin për arkitekturën më të bukur fetare në botë

Xhamia e Ballies ka fituar çmimin e parë për “Arkitekturën më të Bukur Fetare në Botë” në konkursin ndërkombëtar “Building of the Year 2025” të organizuar nga ArchDaily, platforma më e madhe globale për arkitekturë dhe dizajn.

Lajmin e bëri të ditur Komuniteti Mysliman ndërsa thekson se “ky çmim i rëndësishëm konfirmon vlerat unike të kësaj xhamie, e cila ndërthur arkitekturën tradicionale islame me elementët modernë, duke krijuar një hapësirë frymëzuese për besimtarët dhe një vepër arti arkitekturore të jashtëzakonshme. Përdorimi i materialeve autentike si guri, druri dhe bakri, ndriçimi natyror dhe detajet simbolike e bëjnë këtë objekt kulti një model inovativ dhe një vlerë të çmuar për trashëgiminë fetare dhe kulturore shqiptare”.

Përzgjedhja dhe fitorja e Xhamisë së Ballies në këtë garë prestigjioze është një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për komunitetin mysliman, por për gjithë Shqipërinë. Si i vetmi objekt kulti në Evropë që ka fituar këtë çmim, xhamia tashmë është vendosur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke dëshmuar se trashëgimia dhe arkitektura shqiptare kanë një vend të rëndësishëm në skenën globale.

“Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa kontributin dhe mbështetjen e palëve të ndryshme. Një falënderim i veçantë shkon për arkitektin Jurtin Hajro dhe Commonsense Studio për vizionin dhe punën e tyre të përkushtuar në realizimin e kësaj vepre madhështore.

Po ashtu, mirënjohje për Ambasadën e Kuvajtit dhe të gjithë ata të cilët mbështetën me bujari ndërtimin e kësaj xhamie dhe që luajtën një rol të rëndësishëm në realizimin dhe finalizimin e këtij projekti monumental.

Ky vlerësim ndërkombëtar është një dëshmi e rëndësisë së trashëgimisë islame në Shqipëri dhe e punës së palodhur për të ruajtur dhe promovuar vlerat shpirtërore dhe arkitekturore të vendit tonë.

Urime të përzemërta për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe suksese të mëtejshme në shërbim të besimit dhe kulturës sonë kombëtare!”, theksohet në reagimin e Komunitetit Mysliman.

Ky vlerësim është përshëndetur nga presidenti, Bajram Begaj. “Urime për Xhaminë e Ballies – Fituesja e Çmimit Ndërkombëtar për Arkitekturën më të Bukur në botë, në konkursin ndërkombëtar “Building of the Year 2025”!”, shkruan presidenti./rtsh.al/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, përfundon në spital

Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, përfundon në spital

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X