Granit Xhaka e ka pësuar disfatën e parë me skuadrën e Sunderlandit.
Xhaka e kompletoi ndeshjen dhe barti shiritin e kapitenit te Sunderlandi. Për Kapitenin e Zvicrës ishte ndeshja e parë me fanellën e Sunderlandit.
Golin e fitores për Betisin e realizoi Aitor Ruibal në minutën e 75-të.
32-vjeçari këtë javë u transferua te klubi anglez nga Bayer Leverkuseni për 20 milionë euro. Me Sunderlandin ka firmosur për tri vjet.
Mesfushori shqiptar te Leverkuseni qëndroi për dy edicione. Në vitin e parë fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë.
Në vitin e dytë Xhaka me Bayer Leverkusenin doli nënkampion i Gjermanisë.
Në Premier League ka luajtur edhe për Arsenalin. Ishte nga viti 2016 deri në vitin 2023 dhe i luajti 225 ndeshje.