Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një vendim i tillë vjen pas konsultimeve të vazhdueshme brenda strukturave dhe përkrahjes së elektoratit.
“Një vendim i tillë, vjen pas konsultimeve dhe bashkëbisedimit të vazhdueshëm brenda strukturave tona dhe bashkimi në një parti si Lidhja Demokratike e Kosovës, vjen si rezultat i përkrahjes së shumicës së elektoratit të kësaj partie për të tri (3) garat radhazi në zgjedhje lokale si dhe bazuar në parimin e besimit dhe vizionit të përbashkët për realizimin e projekteve madhore për qytetin e Obiliqit”, ka shkruar ai.
Ai tha se rrugëtimi i tij është i qartë dhe do të vazhdojnë me seriozitet të plotë.
“Ju garantoj se rrugëtimi ynë është i qartë, do vazhdojmë me seriozitet të plotë, me angazhim e përkushtim të përbashkët realizimin e platformës tonë qeverisëse #Bashkë, ashtu sikur deri më tani; projektet bashkë do t’i zgjedhim, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe së bashku do t’i gëzojmë!”, ka thënë Gashi. /teve1.info/