tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Xani: U kënaqëm që pamë flamurin e Kosovës në Leposaviq, mision është sa do ta mbajmë

tëvë1 nga tëvë1
26/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vendosjes së flamurit të Kosovës në Komunën e Leposaviqit, njohësi i çështjeve politike, Visar Xani thotë se tani mision është se sa do të mund të mbahet aty.

Në edicionin special në Tëvë 1, Xani theksoi se Kosova duhet të tregohet serioze dhe e fuqishme për ta mbajtur situatën në kontroll.

“Ne u kënaqëm që e pamë flamurin e Kosovës aty, por tash misioni tjetër është se sa do të mund ta mbajmë flamurin e Kosovës. Dhe suksesi i gjithë këtij projekti, konsideroj është që Kosova të tregohet serioze dhe të tregohet e fuqishme për të mbajtur situatën me të cilën ka filluar ballafaqimi dhe duket që ka tash për tash në kontroll me forcat policore”, deklaroi ai.

Sipas tij, deklarata e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier ishte shumë e ashpër.

“Por çka ka ikur këtu nga dora?! Ka ikur nga dora duket që procesi koordinues diplomatik. Deklarata e ambasadorit amerikan ishte shumë e qetë, ishte shumë e ashpër, dhe konsideroj do duhej të ishte jashtëzakonisht një situatë e pakoordinueshme dhe papajtueshme për të parë një deklaratë të tillë nga SHBA”, shtoi Xani.

Ambasadori Hovenier ka thënë se masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë. Ai po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja dënon “veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës”.

Situata në veri është tensionuar që nga mesdita e sotme, si shenjë pakënaqësie nga serbët lokal pas betimit që kanë bërë dje kryetarët e komunave në Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan. /Teve1.info/

Të ngjashëm

LAJMET

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
LAJMET

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
LAJMET

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
LAJMET

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Aksident me tre të lënduar në Maxhunaj të Vushtrrisë

02/06/2023
LAJMET

Sveçla: Policia dhe AKI kanë arritur t’i identifikojnë kriminelët në veri

02/06/2023

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk e konteston domosdoshmërinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por paraprakisht duhet...

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
0

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri vlerëson se në situatën aktuale, nuk duhet të ketë zgjidhje në veri. Ai bëri...

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
0

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka dhënë kritika të forta për kryeministrin Kurti, i cili para disa ditës...

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mohuar pretendimet se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë në trazirat e fundit në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.