Analisti Visar Xani, deklaroi se pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është dashur t’i kërkojë falje ish-negociatores, Edita Tahiri.
Xani tha se Kurti në kohën sa ishte në opozitë e ka quajtur tradhtare Edita Tahirin.
“Kryeministri Kurti pas takimit, është dashur t’i kërkojë falje fillimisht Edita Tahirit, e cila kishte negociuar dhe ishte quajtur tradhtare. Po ashtu, edhe shumë të tjerë që e kanë negociuar marrëveshjen që është e ngjashme me marrëveshjen e tanishme, e që kryeministri Kurti e ka pranuar pak me të avancuar”, deklaroi Xani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1. /teve1.info/.