TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xani: Do të ishte gabim fatal për Kosovën nëse vendimi i BQK-së diskutohet në nivel të dialogut

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Xani: Do të ishte gabim fatal për Kosovën nëse vendimi i BQK-së diskutohet në nivel të dialogut

Analisti politik, Visar Xani ka thënë se do të ishte gabim për Kosovën nëse do të pranonte që vendimi i BQK-së për shfuqizimin e dinarit të diskutohej në nivel të negociatave me Serbinë.

Kjo pasi sipas Xanit, nëse kjo do të ndodhte atëherë do të krijohej një praktikë që për çdo pakënaqësi të serbëve të diskutohej në nivel të dialogut.

“Sa i përket dinarit do të ishte gabim fatal për Kosovën nëse pranon të paktën për të diskutuar në nivel të negociatave ose edhe me lehtësuesin. Për shkak që kjo temë nuk do të duhej fare të përfshihej në dialog, sepse do të përdoret pastaj një lloj praktike e keqe që çdo  pakënaqësi e serbëve të diskutohet dhe të vendoset përmes dialogut. Dhe nëse do të kemi pra praktikë të tillë, do të kemi një dialog pa fund dhe çdo herë që ka tema të caktuara dhe pakënaqësi do të kërkohet negociata, dialog në Bruksel. Do të thotë një shpenzim të energjisë së madhe”, tha Xani në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Madje Xani tha se presioni sa i përket dinarit mund edhe të shtohet nga ndërkombëtarët, por që Kosova do të duhej të vlerësonte vendimin e BQK-së, pasi sipas tij, në qoftë se kjo temë diskutohet me lehtësues, ateherë ai konsideroi që Kosova do të jetë e humbur çysh në hapin e parë.

“Presioni ndërkombëtarë mund të shtohet varësisht nga vendosshmëria jonë, por konsideroj që në aspekt strategjik më mirë është me vlerësu Kosova këtë vendim të tyre për të shtyer ose për ta ekzekutuar, sidoqoftë por në asnjë mënyrë për të hapur si bisedë në Bruksel. Sepse hapja e kësaj teme në Bruksel është një praktikë, që do të instalohet një praktikë e re që varësisht prej krizave të caktuara dhe çdo veprim do të synohet që të diskutohet në Bruksel dhe çdo temë e diskutimit me lehtësues ka kompromis dhe në këtë aspekt është Kosova e humbur çysh në hapin e parë”, shtoi ai.

Ndryshe, emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur sot në Kosovë ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV mbetet e hapur për marrëveshje me partitë, pas pezullimit të bisedimeve nga LDK-ja

LVV mbetet e hapur për marrëveshje me partitë, pas pezullimit të bisedimeve nga LDK-ja

I shkaktuan dëm prej 18 mijë euro komunës së Prizrenit, aktakuzë ndaj dy personave

Aktakuzë ndaj I.K. për një postim në Facebook, dyshohet se nxiti mosdurim ndërmjet grupeve fetare

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin zviceran, e falënderon për kontributin në forcimin e partneritetit me Kosovën

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin zviceran, e falënderon për kontributin në forcimin e partneritetit me Kosovën

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua një javë më parë në vendin e punës në Obiliq

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua një javë më parë në vendin e punës në Obiliq

Tifozi i “çmendur” me fanellën e Messit futet mes turmës dhe provokon tifozët e Anglisë

Tifozi i “çmendur” me fanellën e Messit futet mes turmës dhe provokon tifozët e Anglisë

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Zyrtare: FC Prishtina e transferon lojtarin që shkëlqeu edicionin e kaluar te Malisheva

Zyrtare: FC Prishtina e transferon lojtarin që shkëlqeu edicionin e kaluar te Malisheva

Kalojnë rrugën mespërmes autostradës, policia gjobit këmbësorët

Kalojnë rrugën mespërmes autostradës, policia gjobit këmbësorët

KB Peja e mëson kundërshtarin në FIBA Europe Cup

KB Peja e mëson kundërshtarin në FIBA Europe Cup

Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

Deklarata e ministres serbe, Balla nga Kuvendi: Reagimi i qeverisë shqiptare ishte në kohë

Zyrtare: Dallku largohet nga Vushtrria

Zyrtare: Dallku largohet nga Vushtrria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën